Ushtria e Armenisë ka bombarduar qytetet Beylegan, Barda dhe Terter në Azerbajxhan, transmeton (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se ushtria e Armenisë ka kryer goditje artilerike ndaj qyteteve Beylegan, Barda dhe Terter në Azerbajxhan.
Përderisa ushtria e Armenisë vazhdon sulmet e saj ndaj vendbanimeve civile në Azerbajxhan, rikujtohet se edhe dje ajo kreu sulme kundrejt rajoneve Ganja, Mingachevir, Khizi dhe Absheron.