Fillimi LajmeArabia Saudite fillon fushata për denoncimin e kundërshtarëve

Arabia Saudite fillon fushata për denoncimin e kundërshtarëve

nga Shekulli Agency

Administrata e Arabisë Saudite filloi një fushatë ku u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë personat të cilët kundërshtojnë shtetin dhe dyshohet se janë “terroristë”.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, është bërë prezantimi i linjës së denoncimit, me numër 990, që e ka shpalosur Kryesia e Institucionit të Sigurisë së Shtetit, me qëllim të krijimit të një ure komunikimi midis institucioneve dhe qytetarëve.

Në lajm theksohet se është e rëndësishme që terroristët, të kërkuarit ose ata që e kundërshtojnë shtetin të denoncohen tek njësitë e sigurisë, si dhe vendndodhja e tyre, duke shtuar se denoncimet do të mirëpriten dhe do të mbahen të fshehta.

Platformat për të drejtat e njeriut dhe platformat politike theksojnë se Arabia Saudite për një kohë prej më shumë se një viti është duke vazhduar fushatën e arrestimit të dijetarëve islamë, avokatëve dhe akademikëve që kundërshtojnë presionin dhe kufizimin e lirive në vend.

Arabia Saudite nga ana tjetër hedh poshtë këto akuza duke pohuar se në vend ka liri të mjaftueshme për të gjithë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies