Fillimi Lajme2020-ta, “vit i humbjes” për turizmin në Itali si pasojë e pandemisë

2020-ta, “vit i humbjes” për turizmin në Itali si pasojë e pandemisë

nga Shekulli Agency

Sezoni i turizmit në vitin 2020 në Itali është tërësisht i humbur si pasojë e pandemisë së koronavirusit (COVID-19) që ka kapluar tërë globin, tha Konfederata Italiane e Tregtisë (Confcommercio).

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, zyrtarët e Confcommercio-s kanë informuar Komisionin Industrial të Senatit në lidhje me sezonin e turizmit në vend.

“Sezoni i turizmit do të jetë tërëisht i humbur”, kanë thënë zyrtarët në takimin e komisionit, duke shtuar se edhe pas heqjes së gjendjes së emergjencës, hotelet prapëseprapë nuk do të mund të mbushen.

Zyrtarët kanë thënë se humbjet në sektorin e turizmit deri në fund të vitit mund të shkojnë deri në 120 miliardë euro.

Po ashtu, ata janë shprehur se këtë vit në pushime do të kenë mundësi të shkojnë vetëm 20 për qind e italianëve, duke përjashtuar ata që kanë shtëpi të dytë për pushime.

Ndërkohë, mediat raportuan se përmes një pakete inkurajuese të cilën qeveria do ta shpalos sot nën emrin “rifillimi”, familjeve do t’u ndahen nga 500 euro në përpjekje për ta gjallëruar turizmin e brendshëm.

Sektori i turizmit, me komponentët e tij direktë dhe indirektë, përbën 13 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Italisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies