Fillimi JavaZënka brenda BDI-së, Grubi-Manajllovskit: Unë u desh t’i mbroj të drejtat e pederave

Zënka brenda BDI-së, Grubi-Manajllovskit: Unë u desh t’i mbroj të drejtat e pederave

nga Shekulli Agency

Kërkesa publike të cilën e bëri sot deputeti i BDI-së, Branko Manajllovski, për legalizimin e homoseksualizmit dhe pranimin e martesave brenda gjinive të njëjta, nuk ka kaluar pa përplasje dhe zënka brenda partisë së Ahmetit. Mirëpo, polemikat nuk kanë qenë në drejtim të kundërshtimit të asaj për çfarë apeloi sot Manajllovski, por ka ndodhur krejt e kundërta.

Duke e ditur se kjo është një temë që u shkon për shtati ndërkombëtarëve, deputetët e BDI-së janë fjalosur mes vete se cili është dashur i pari ta inicioje këtë temë, pra legalizimin e pederllëkut. Ndonëse të gjithë deputetët e BDI-së e kanë thënë fjalën e tyre, burimet tona thonë se më i zëshëm në këtë ka qenë Artan Grubi, me siguri duke dashur që edhe kësaj radhe të tregohet si “më i civilizuari” para ndërkombëtarëve.

Ndryshe, sot deputeti i BDI-së, Branko Manajllovski, gjatë debatit për raportin vjetor të Avokatit të Popullit në Kuvendin e Maqedonisë, u ankua se askush nuk foli për të drejtat e homoseksualëve-pederave, një grup njerëzish që sipas Manajllovskit janë të shkëlqyeshëm dhe që punojnë dhe kontribuojnë për shtetin. Manajllovski u doli në mbrojte pederave duke kërkuar që atyre t’u njihen të gjitha të drejtat, përfshirë këtu edhe zyrtarizimin e martesave mes gjinisë së njëjtë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies