Fillimi JavaVuçiç takon shefin e inteligjencës ruse, diskutojnë për situatën në Ballkan

Vuçiç takon shefin e inteligjencës ruse, diskutojnë për situatën në Ballkan

nga Shekulli Agency

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe drejtori i Shërbimit të Jashtëm Inteligjent të Rusisë, Sergej Jevgenjeviç Narishin, kanë realizuar një takim në Beograd, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit, në Evropë dhe botë.

Siç thuhet në kumtesën të kabinetit të presidentit të Serbisë, dy bashkëbiseduesit janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve në sektorin e sigurisë dhe të inteligjencës.

Në mbledhjen e mbajtur në Presidencën e Serbisë, ka marrë pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Bratisllav Gashiç.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies