Fillimi JavaVazhdon stërvitja e gjerë e përbashkët ushtarake e Turqisë dhe Azerbajxhanit

Vazhdon stërvitja e gjerë e përbashkët ushtarake e Turqisë dhe Azerbajxhanit

nga Shekulli Agency

Forcat ajrore dhe tokësore azerbajxhanase dhe turke po vazhdojnë stërvitjen e gjerë ushtarake në Azerbajxhan.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, tanket dhe automjetet e blinduara po ekzekutojnë detyra të ndryshme në terren.

Gjatë stërvitjes po monitorohet efektiviteti dhe koordinimi i zbatimit të detyrave, sigurimi i mbështetjes gjatë operacioneve luftarake, si dhe efektiviteti i personelit dhe armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Ndryshe, në stërvitje marrin pjesë forcat ajrore dhe tokësore të të dyja vendeve.

Stërvitja e forcës ajrore, e cila filloi më 29 korrik, do të vazhdojë në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah dhe do të përfundojë më 10 gusht.

Ndërkaq, stërvitja e forcave tokësore mbahet në Baku dhe Nakhchivan më 1-5 gusht.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies