Fillimi JavaUNHCR e shqetësuar lidhur me raportet për racizëm kundër të huajve që ikin nga Ukraina

UNHCR e shqetësuar lidhur me raportet për racizëm kundër të huajve që ikin nga Ukraina

nga Shekulli Agency

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) ka shprehur shqetësim lidhur me raportet se të huajt që ikin nga Ukraina në mes të luftës së saj me Rusinë po përjetojnë keqtrajtim dhe ka bërë thirrje për më shumë humanizëm dhe dhembshuri për jo-evropianët dhe refugjatët nga kombet e tjera, raporton (AA).

Komisioni i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, u tha gazetarëve se të paktën 677 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia filloi luftën më 24 shkurt.

Grandi po ashtu foli për raportet që janë paraqitur për diskriminim ndaj refugjatëve jo-ukrainasë ose jo-evropianë në disa pika hyrëse dhe referencës së njerëzve ndaj tyre duke përdorur terminologji diskriminuese ose raciste.

Ai citoi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, që ka theksuar se “absolutisht nuk duhet të ketë asnjë diskriminim midis ukrainasve dhe jo-ukrainasve, evropianëve dhe jo-evropianëve, pasi të gjithë janë në rrezik”.

Të hënën, udhëheqësit e Komisionit të Unionit Afrikan deklaruan se po ndjekin nga afër zhvillimet në Ukrainë dhe se janë të shqetësuar nga raportet se afrikanëve në anën ukrainase të kufirit po u refuzohet e drejta për të kaluar në siguri.

Raportet dolën se refugjatët nga vende të tilla si Nigeria, Tanzania dhe Afganistani, të cilët u përpoqën të kalojnë në Poloni nga Ukraina, ishin kthyer prapa.

Zyra e kryeministrit polak tha se akuza të tilla janë “dezinformata” dhe se “refugjatët nga Ukraina po pranohen në Poloni pavarësisht kombësisë së tyre”.

Po ashtu edhe Shoqata e Gazetarëve Arab dhe Lindjes së Mesme (AMEJA) u bëri thirrje organeve të lajmeve që të jenë të ndërgjegjshëm për “ndikimet e padyshimta dhe të qarta” në mbulimin e tyre të luftës në Ukrainë.

AMEJA tha se ka gjurmuar mbulimin e lajmeve raciste që ditëve të fundit u kanë dhënë më shumë rëndësi disa viktimave të luftës se të tjerave.

Ajo citoi një pjesë të ‘CBS News’ të 26 shkurtit, në të cilin korrespondenti Charlie D’Agata komentoi: “Por ky nuk është një vend, me gjithë respektin e duhur, si Iraku apo Afganistani, që ka parë konflikte prej dekadash. Ky është një vend relativisht i civilizuar, relativisht evropian. Unë, gjithashtu, duhet t’i zgjedhë këto fjalë me kujdes, një qytet ku nuk do të prisnit këtë ose nuk do të shpresonit se do të ndodhë”.

Zëdhënëses së UNHCR-së, Shabia Mantoo, iu kërkoi të komentojë këtë çështje në një konferencë për media të OKB-së.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të AA-së, Mantoo tha se “askush nuk dëshiron të largohet me forcë nga shtëpia e tij dhe detyrohen të ikë në kërkim të sigurisë”.

“Është vërtetë tragjike për refugjatët nga Ukraina, gjithashtu për refugjatët nga Afganistani, Siria dhe vende të tjera. Duhet të kujtojmë se ata të gjithë janë njerëz”, u shpreh Mantoo.

Ajo theksoi se gjuha e urrejtjes mund të rrezikojë jetën e refugjatëve.

“Nuk ka rëndësi se cili është identiteti i tyre apo nga vijnë. Le të jemi pak më njerëzorë dhe të mëshirshëm”, theksoi Mantoo.

Zëdhënësja e zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Thoressell, tha se “kuptohet pa u thënë se komente të tilla nuk duhet të ketë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies