Fillimi JavaTrump njofton “operacione të mëdha ushtarake” në Iran për të “mbrojtur amerikanët”

Trump njofton “operacione të mëdha ushtarake” në Iran për të “mbrojtur amerikanët”

nga Shekulli Agency

Derisa shpërthimet tronditën Teheranin dhe Izraeli njoftoi sulme “parandaluese” kundër Iranit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu konfirmoi nisjen e “operacioneve të mëdha luftarake” në Iran.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”, tha Trump në një video të publikuar në llogarinë e tij në Truth Social.

Presidenti amerikan u zotua se do të shkatërrojë raketat e Iranit, do të rrënojë deri në themel industrinë e tij raketore dhe do të asgjësojë marinën, duke përsëritur se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.

“Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrënojmë industrinë e tyre raketore deri në themel. Ajo do të zhduket plotësisht, sërish”, tha Trump.

Sulmet vijnë ndërkohë që bisedimet për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten.

Qershorin e kaluar, SHBA-ja goditi tre objekte bërthamore iraniane drejt fundit të luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies