Fillimi JavaPolicia franceze vret personin që dyshohet se tentoi për zjarrvënie në sinagogë

Policia franceze vret personin që dyshohet se tentoi për zjarrvënie në sinagogë

nga Shekulli Agency

Policia në qytetin Rouen në Francën veriore vrau personin që dyshohet se tentoi të vinte zjarr në sinagogë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat lokale, policia u njoftua për tym që dilte nga sinagoga në Rouen.

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar policin e mbërritur në vendngjarje. Më pas personi i qëlluar nga policia ka ndërruar jetë.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, në deklaratën e tij në platformën X tha se policia neutralizoi personin që donte t’i vinte zjarrin sinagogës në Rouen dhe përgëzoi efektivët e policisë për guximin.

Kryebashkiaku i Rouenit, Nicolas Mayer-Rossignol, falënderoi gjithashtu policinë dhe zjarrfikësit që e vunë nën kontroll zjarrin para se të shtohej.

Mayer-Rossignol deklaroi se askush nuk vdiq në incident përveç të dyshuarit dhe se ai mbështet komunitetin hebre në Rouen.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies