Fillimi JavaPolicët holandezë bëjnë komente raciste rreth vrasjes së vajzës adoleshente

Policët holandezë bëjnë komente raciste rreth vrasjes së vajzës adoleshente

nga Shekulli Agency

Oficerët e policisë në Holandë dërguan mesazhe raciste në një grup të brendshëm bisedash lidhur me vrasjen e një vajze 16-vjeçare me origjinë turke, njoftuan mediat lokale, transmeton (AA).

Në një hetim të nisur për mesazhet raciste, u zbulua se një nga oficerët e policisë ka shkruar: “Edhe një turk më pak”.

Vajza, e identifikuar me emrin Humeyra, u qëllua për vdekje në shkollën e saj në qytetin e Roterdamit në vitin 2018, sipas “NL Times”. Ajo kishte bërë një ankesë në polici kundër ndjekësit të saj para incidentit.

Hetimi zbuloi gjithashtu se oficerët e policisë kanë përdorur gjuhë raciste kundër pakicave, emigrantëve dhe afrikanëve në vend.

Fred Westerbeke, shefi i policisë së Roterdamit, tha se kishte fraza më të këqija në shkrimet e grupit. Ai tha që këto fjalë, të cilat i përshkroi si fyese, duhet të dënohen.

Pesë oficerë policie morën vërejtje me shkrim pasi retorika e tyre raciste shkaktoi reagime në mediat sociale.

Disa oficerë policie konsideruan se gjykimi i njëanshëm është i pakuptimtë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies