Fillimi JavaPentagoni mohon pretendimet për “evakuimin e komandantëve të DEASH-it”

Pentagoni mohon pretendimet për “evakuimin e komandantëve të DEASH-it”

nga Shekulli Agency

Majori Adrian Rankine-Galloway, një prej zëdhënësve të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), mohoi akuzat se “helikopterët e Forcave Ajrore amerikane muajin e kaluar kanë evakuuar rreth 20 komandantë terreni të organizatës terroriste DEASH në qytetin Diyrizor të Sirisë”.

Galloway iu përgjigj pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me këtë çështje, ku ai ka thënë se pretendimet e agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti nuk reflektojnë të vërtetën.

“Këto pretendime janë krejtësisht të gabuara”, tha Galloway, duke shtuar më tej se nuk kishte nevojë për shumë koment për këtë çështje.

Sipas lajmit të agjencisë ruse RIA Novosti të cilin ajo e bazon në një burim të paidentifikuar ushtarak dhe diplomatik, pretendohet se helikopterë të Forcave Ajrore të SHBA-ve kanë evakuuar në muajin gusht nga qyteti Dejrizor rreth 20 komandantë terreni të DEASH-it.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies