Fillimi JavaParlamenti Evropian thirrje për sanksione kundër liderit serb në BeH, Milorad Dodik

Parlamenti Evropian thirrje për sanksione kundër liderit serb në BeH, Milorad Dodik

nga Shekulli Agency

Parlamenti Evropian (PE) bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër liderit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik.

“Parlamenti Evropian përsërit thirrjen e tij për miratimin e sanksioneve të synuara kundër aktorëve destabilizues në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke përfshirë ata që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, veçanërisht Milorad Dodik”, thuhet në një rezolutë të miratuar nga Parlamenti.

Rezoluta u miratua me 407 vota pro, 92 kundër dhe 142 abstenime.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies