Fillimi JavaOrban: Ceremonia e Lojërave Olimpike tregon se nuk ka moral në Perëndim

Orban: Ceremonia e Lojërave Olimpike tregon se nuk ka moral në Perëndim

nga Shekulli Agency

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kritikuar Perëndimin pas një akti të diskutueshëm gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, duke thënë se “nuk ka moral” në botën perëndimore.

“Perëndimorët besojnë se shtetet kombëtare nuk ekzistojnë më. Ata mohojnë se ka një kulturë të përbashkët dhe një moral publik të bazuar në të”, tha ai.

“Nuk ka moral, nëse keni parë hapjen e Olimpiadës dje, e keni parë këtë”, theksoi Orban në një fjalim në Tusvanyos në Transilvani.

Rishfaqja e Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit ka shkaktuar një reagim të ashpër, duke nxitur kritika dhe denoncime nga bota e krishterë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies