Fillimi JavaNë Ukrainë mbërrin sistemi HIMARS i dërguar nga SHBA-ja

Në Ukrainë mbërrin sistemi HIMARS i dërguar nga SHBA-ja

nga Shekulli Agency

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, njoftoi se Sistemet Raketore të Artilerisë me Performancë të Lartë (HIMARS) të dërguara nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, transmeton (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij Twitter, Reznikov deklaroi: “Sistemet HIMARS mbërritën në Ukrainë. Për këtë falënderoj kolegun dhe mikun tim, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin. Kjo verë do të jetë e nxehtë për ushtarët rus, ndërsa për disa do të jetë fundi”.

Presidenti amerikan Joe Biden më 1 qershor njoftoi se ka miratuar paketën e re të ndihmës ushtarake prej 700 milionë dollarëve për Ukrainën, e cila përfshin edhe sistemin e zhvilluar raketor. Paketa në fjalë përfshin edhe Sistemet Raketore të Artilerisë me Performancë të Lartë.

Sistemi raketor i drejtuar me rreze të mesme HIMARS thuhet se mund të dobësojë në masë të konsiderueshme ushtrinë ruse dhe se mund të ngadalësojë përparimin e saj në luftë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies