Fillimi JavaMinistri i Mbrojtjes së Turqisë viziton Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë viziton Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz

nga Shekulli Agency

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, zhvilloi një vizitë në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Akar, përveç kontakteve të tij zyrtare, zhvillon edhe vizita të ndryshme në Kosovë.

Ai fillimisht vizitoi tyrben e Sulltanit osman Muradi i Parë (Hudavendigar) në afërsi të kryeqytetit Prishtinë.

Më pas Akar vizitoi edhe Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku vendosi kurorë lulesh në varrin e Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Ministrin Akar në vizitë e shoqëroi edhe homologu i tij nga Kosova, Armend Mehaj.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies