Një migrant i parregullt irakian, i cili në Detin Egje u shpëtua nga rojet bregdetare turke së bashku me 45 të tjerë, sot tha se policët detarë grekë “u përpoqën t’i vrisnin”.
Ekipet e rojes bregdetare shpëtuan migrantët jashtë distriktit Kuşadası të provincës Aydın pasi varkën gjysmë të zhytur që mbante migrantët, duke përfshirë edhe fëmijë, filloi ta merrte uji.
Migranti irakian Mohammed Fadil, trupi 4-vjeçar i bijës së të cilit u gjet pas rastit, pohoi se policët detarë grekë ishin përgjegjës për incidentin.
Një barkë që i përkiste Komandës së Rojës Bregdetare Greke na ndaloi në det të hapur, u tha Fadil gazetarëve në spitalin shtetëror në Kuşadası.
“Kishte valë të forta. Menduam se erdhën për të na shpëtuar. Na thanë të fikim motorin. Ata lidhën anijen tonë me një litar dhe më pas filluan të qarkullojnë përreth”, tha Fadil.
“Ishte aq çnjerëzore, ata u përpoqën të na vrasin,” shtoi ai.
Fadil tha se ishin lënë për vdekje pa mëshirë derisa erdhën ekipet e rojes bregdetare turke dhe i shpëtuan ata.
“I kam shpëtuar dy fëmijët e mi, por nuk munda ta shpëtoj tjetrën”, shtoi ai.
Sipas zyrtarëve grekë, afërsisht 14.000 migrantë të parregullt kanë ardhur në Greqi në vitin 2018.
Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011.