Fillimi JavaKryeministri Edi Rama nesër për vizitë zyrtare në Türkiye

Kryeministri Edi Rama nesër për vizitë zyrtare në Türkiye

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Türkiye me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në kuadër të vizitës, në Ankara do të zhvillohet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye-Shqipëri, nën kryesimin e Erdoğanit dhe Ramës.

Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Türkiye-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë diskutimeve me Shqipërinë, aleatin e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Türkiye-Shqipëri.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies