Fillimi JavaGjermania ndalon aktivitetet e një grupi tjetër radikal djathtist

Gjermania ndalon aktivitetet e një grupi tjetër radikal djathtist

nga Shekulli Agency

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ka ndaluar të gjitha aktivitetet e organizatës radikale të krahut të djathtë Nordadler (Shqiponja Veriore), ndërsa policia mëngjesin e sotëm nisi një operacion në shkallë të gjerë kundër këtij grupi, raporton (AA).

Zyra e Seehofer tha se policia kishte kryer bastisje të njëkohshme mëngjesin e sotëm në ambientet që ka përdorur grupi i ndaluar së fundmi në katër provincat gjermane. 

Në deklaratë theksohet se grupi “Shqiponja Veriore” vepronte kryesisht përmes platformave të internetit për të përhapur ide dhe për të promovuar ekstremizmin radikal të krahut të djathtë dhe antisemitizmin. 

Anëtarët e grupit të ndaluar, të cilët e paraqesin veten si ndjekës të nazizmit të Adolf Hitlerit, përdorën gjithashtu rrjete sociale si Telegram, Instagram dhe Discord.

Këtë vit, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Seehofer, ndaloi gjithashtu aktivitetet e dy grupeve të tjera neo-naziste “Combat 18” dhe “Kombet dhe Fiset e Bashkuara Gjermane”.

Seehofer më herët pati deklaruar se sulmet ndaj sinagogës në Halle dhe sulmet ndaj emigrantëve në Hanau ishin dëshmi se ekstremizmi radikal i krahut të djathtë po fitonte vrull dhe përbën një kërcënim serioz të sigurisë në Gjermani.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies