Fillimi JavaGjermani, policia ndërhyn ndaj protestuesve që mbështesnin Palestinën

Gjermani, policia ndërhyn ndaj protestuesve që mbështesnin Palestinën

nga Shekulli Agency

Policia në Gjermani ndërhyri ndaj protestuesve që dëshironin të mbanin protestë në mbështetje të Palestinës pas sulmit kundër spitalit në Gaza, transmeton Anadolu.

Pas sulmit në Spitalin Al-Ahli Baptist, qindra presona u mblodhën në bulevardin “Sonnenallee” ku jetojnë kryesisht qytetarë arabë në zonën Neukölln të kryeqytetit Berlin dhe kërkuan të mbështesin Palestinën.

Mes policisë dhe protestuesve pati përleshje pasi policia nuk i lejoi protestuesit. Ndaj automjeteve të policisë u hodhën fishekzjarre dhe shishe dhe më pas për të shpërndarë protestuesit, policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Disa protestues u plagosën lehtë ndërsa policia ndaloi për pak kohë disa protestues me qëllim të identifikimit.

Rreth 1.000 persona që u mblodhën përpara portës historike Brandenburg, protestuan kundër sulmit ndaj spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza dhe më pas u shpërndanë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies