Fillimi JavaGjermani, një grup i ekstremit të djathtë mblidhet në rajonet kufitare për të parandaluar refugjatët

Gjermani, një grup i ekstremit të djathtë mblidhet në rajonet kufitare për të parandaluar refugjatët

nga Shekulli Agency

Një grup i ekstremit të djathtë në Gjermani është mbledhur në rajonet kufitare për të parandaluar refugjatët që hyjnë në vend nga kufiri me Poloninë.

Sipas lajmit të gazetës “Welt”, grupi i ekstremit të djathtë është mobilizuar për të parandaluar refugjatët të cilët nëpërmjet Bjellorusisë mbërrijnë në Poloni dhe më pas në Gjermani, duke u bashkuar në rajonet kufitare për patrullim.

Policia dhe banorët e qytezës Guben të Gjermanisë në kufirin me Poloninë, janë përpjekur të parandalojnë rreth 120 persona të ekstremit të djathtë, të cilët pavarësisht kësaj po patrullojnë në rajon.

Grupi i ekstremit të djathtë i quajtur “Rruga e Tretë” është formuar në vitin 2013.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies