Fillimi JavaErdogan: Uroj që kjo festë të jetë fillim i një epoke të re në botën islame

Erdogan: Uroj që kjo festë të jetë fillim i një epoke të re në botën islame

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar që kjo festë të sjellë unitet në botën islame dhe paqe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar që kjo festë të sjellë unitet në botën islame dhe paqe.

“Uniteti ynë është shumë i rëndësishëm. Lus Zotin që ky Bajram i cili është i rëndësishëm për botën islame të jetë fillim për paqen botërore. Po ashtu, dëshirat dhe lutjet tona janë që ky Bajram të jetë fillim i një epoke të re në botën islame, sepse ka të tillë që duan të shkaktojnë ndarje në botën islame. Uroj që të ndodh zgjim i ri së bashku me këtë Fitër Bajram”, ka thënë Erdogan para gazetarëve pas faljes së namazit të Bajramit në xhaminë Mimar Sinan në Stamboll.

Në namazin e Bajramit, Erdogan u shoqërua nga kryetari i Kuvendit të Turqisë Ismail Kahraman, prefekti i Stambollit Vasip Şahin, kryebashkiaku i Stambollit Kadir Topbaş dhe zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Hayati Yazıcı.

Gjithashtu, presidenti turk pas namazit pati rastin të përshëndetet dhe bisedojë me qytetarë që u afruan për ta përshëndetur.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies