Fillimi JavaErdogan: Perëndimi frikësohet nga liria e shprehjes

Erdogan: Perëndimi frikësohet nga liria e shprehjes

nga Shekulli Agency

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot deklaroi se qeveria e Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera evropiane kanë ndaluar zyrtarët turq që të marrin pjesë në mitingje për të shënuar përvjetorin e tentativës për grusht ushtarak në Turqi, për shkak se këto vende nuk i besojnë idetë e tyre dhe frikësohen nga liria e shprehjes dhe mendimit.

Presidenti i Turqisë, Erdoğan, iu drejtua investitorëve të huaj në konferencën që u organizua në Ankara nga Unioni i Dhomave dhe Bursave Turke (TOBB), dhe me këtë rast ai u bëri thirrje të gjithë investitorëve të huaj që do të vijnë dhe të investojnë së bashku me Turqinë të përfitojnë. Ai premtoi se institucionet turke do të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre.

Konferenca u organizua në kuadër të shënimit të përvjetorit të parë të tentativës së dështuar për grusht shteti ushtarak nga organizata terroriste FETO të kryer më 15 korrik të vitit të kaluar, kurse Erdoğan edhe me këtë rast nderoi dëshmorët dhe falënderoi popullin e Turqisë që me guxim doli në rrugë dhe prishi planet e tradhtarëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies