Fillimi JavaErdogan dënon deklaratat e autoriteteve gjermane

Erdogan dënon deklaratat e autoriteteve gjermane

nga Shekulli Agency

“Dua t’ua rikujtoj miqve gjermanë dhe tërë botës se nuk ju mjafton fuqia për ta njollosur Turqinë. Nuk ju mjafton fuqia për të na frikësuar më këso lloj gjërash”, Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar deklaratat e autoriteteve gjermane lidhur me arrestimin e një shtetasi gjerman në Turqi të dyshuar për terrorizëm, raporton (AA).

Të martën, autoritetet turke ndaluan gjashtë persona, përfshirë shtetasin gjerman Peter Steudtn, me akuza për ofrim ndihmë organizatës terroriste. Autoritetet gjermane reaguan duke deklaruar se “shtetasit gjermanë që udhëtojnë në Turqi nuk janë të sigurtë dhe se kompanitë gjermane në Turqi kanë shqetësime”.

Presidenti turk Erdoğan tha se janë pikërisht këto deklarata të autoriteteve gjermane që synojnë të shqetësojnë investitorët në Turqi.

“I dënoj fuqimisht këto deklarata. Ato nuk u kanë aspak hije atyre që gjenden në pozita politike”, tha Erdoğan në një ceremoni në Stamboll.

Erdoğan tha se ka pyetur autoritetet relevante turke nëse deri më tani është bërë ndonjë hetim ndaj kompanive gjermane.

“Përgjigja që mora është se nuk kemi asnjë hetim ndaj kompanive gjermane. Të gjitha këto janë gënjeshtra”, theksoi Erdoğan.

“Dua t’ua rikujtoj miqve gjermanë dhe tërë botës se nuk ju mjafton fuqia për ta njollosur Turqinë. Nuk ju mjafton fuqia për të na frikësuar më këso lloj gjërash. Ashtu siç u kemi mundësuar kompanive gjermane të punojnë nën siguri deri më sot, ashtu do të vazhdojmë t’u mundësojmë siguri edhe në të ardhmen”, shtoi presidenti turk Erdoğan.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies