Fillimi JavaEkstremisti djathtist vrau 9 persona në Gjermani

Ekstremisti djathtist vrau 9 persona në Gjermani

nga Shekulli Agency

Personi që vrau të paktën 9 njerëz mbrëmë në qytetin Hanau në afërsi të Frankfurtit është një gjerman i ekstremit të djathtë.

Autori i krimit, i cili kishte në shënjestër migrantët në dy kafene, është identifikuar nga forcat e sigurisë si 43-vjeçari Tobias R., raportoi e përditshmja gjermane Bild.

Tobias R. dhe një person tjetër u gjetën të vdekur në një apartament në Hanau, pas një sulmi të ekipit gjerman të forcave speciale.

Dyshohet se në mesin e viktimave janë edhe disa qytetarë turq, ndonëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Hanau ndodhet rreth 20 kilometra në lindje të Frankfurtit dhe ka një popullatë prej rreth 100.000 banorëve. Autoritetet gjermane kanë konfirmuar “motivin ksenofobik” për vrasje në Hanau dhe se incidentin do të trajtohet si “sulm i dyshuar terrorist”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies