Fillimi JavaBritania do të zhvillojë fluturime vëzhguese mbi Gaza për t’i siguruar inteligjencë Izraelit

Britania do të zhvillojë fluturime vëzhguese mbi Gaza për t’i siguruar inteligjencë Izraelit

nga Shekulli Agency

Britania e Madhe njoftoi se do të zhvillojë fluturime vëzhguese mbi Rripin e Gazës për të siguruar inteligjencë për Izraelin me arsyen për të mbështetur në shpëtimin e pengjeve.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria britanike e Mbrojtjes thuhet se qeveria që nga 7 tetori e deri më tani punon bashkë me partnerët e saj në rajon për të siguruar lirimin e pengjeve në mesin e të cilëve ka edhe shtetas britanikë.

“Ministria britanike e Mbrojtjes do të zhvillojë fluturime vëzhguese mbi Mesdheun Lindor, përfshirë aktivitetin në hapësirën ajrore mbi Izrael dhe Gaza, për të mbështetur aktivitetet që vazhdojnë për shpëtimin e pengjeve. Avionët e vëzhgimit do të jenë të paarmatosur, nuk do të kenë rol luftarak dhe do të kenë për detyrë vetëm përcaktimin e vendeve të pengjeve”, thuhet në deklaratë.

“Informacionet lidhur vetëm për shpëtimin e pengjeve do t’u përcillen autoriteteve përkatëse përgjegjëse për shpëtimin e pengjeve”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se siguria e shtetasve të saj është “përparësia më e madhe e Britanisë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies