
Një avion ushtarak kargo i Forcave Ajrore të Turqisë ka transportuar personelin ushtarakë shqiptarë nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë në Kabul të Afganistanit.
“Një avion ushtarak kargo i Forcave tona Ajrore, ka mundësuar transferimin e 39 pjestarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që do të shërbejnë në kuadër të Task Forcës Turke në Afganistan, nga Tirana në Kabul”, u bë e ditur nga Ministria turke e Mbrojtjes nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter.
Kontingjenti shqiptar do të shërbejë në kuadër të “Resolute Support Mission” të NATO-s në Afganistan.
Shqipëria, si anëtar i NATO-s është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan.