Armenia kreu terrorizëm dhe krime kundër njerëzimit në rajonin e okupuar të Malësisë së Karabakut, bëri të ditur sot udhëheqësi kryesor i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu.
“Armenia supozohet të tërhiqet nga territoret e Azerbajxhanit për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme”, u tha Kılıçdaroğlu, i cili kryeson Partinë Republikane të Popullit (CHP), grupit parlamentar të partisë së tij.
Ai tha se Armenia sulmoi civilët në Azerbajxhan, duke shkelur një armëpushim të përkohshëm që ishte deklaruar për të dy palët për të shkëmbyer të burgosurit dhe për të marrë trupat.
“Ky është një krim kundër njerëzimit, ky është terrorizëm”, theksoi ai.
Kılıçdaroğlu nënvizoi se sulmet e Armenisë ndaj civilëve “nuk mund të pranohen nga askush”.
Forcat armene filluan një sulm me raketa në qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit, Ganja, rreth orës 2:00 të mëngjesit sipas kohës lokale. Pavarësisht se rajoni ishte jashtë zonës së vijës së frontit, duke shkelur një armëpushim midis të dy palëve dhe duke lënë në të paktën 35 civilë të plagosur, përfshirë gratë dhe fëmijët.
Armëpushimi humanitar ishte shpallur të shtunën për shkëmbimin e të burgosurve dhe marrjen e trupave të ushtarëve të të dy palëve në Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Armëpushimi erdhi pas një takimi trepalësh që u mbajt në Moskë të premten midis ministrave të Jashtëm të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“Ne jemi gati të japim çdo kontribut në zgjidhjen e çështjes”, tha Kılıçdaroğlu. “Pse Turqia nuk ulet në këtë tryezë negociuese?”, pyeti ai.
