Fillimi JavaAmbasadori izraelit: Pengohet djegia e Torës para Ambasadës izraelite në Stockholm

Ambasadori izraelit: Pengohet djegia e Torës para Ambasadës izraelite në Stockholm

nga Shekulli Agency

Një javë pas djegies së Kuranit në Stockholm, i dërguari i Izraelit në Suedi tha se Tel Avivi dhe komuniteti lokal hebraik kishin parandaluar djegien e Torës, në koordinim me zyrtarët suedezë, transmeton (AA).

Ziv Nevo Kulman shkroi në Twitter se djegia e Torës ishte planifikuar të bëhej përpara ambasadës izraelite në Stockholm, por u parandalua me ndihmën e autoriteteve suedeze.

Kjo erdhi pasi Rasmus Paludan, politikani danez i ekstremit të djathtë, dogji një kopje të Kuranit të shtunën e kaluar para ambasadës turke të vendit nordik nën mbrojtjen e policisë dhe me lejen e autoriteteve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies