Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë ditës së shtunë ka marë pjesë në dy ahengje dhe që në të dyja ai ka festuar me birra. Në videot më poshtë shihet se si në një dasëm të madhe Ahmeti bashkë me disa persona të tjerë këndojnë dhe festojnë në “sofrën tradicionale”, por të mbushur plot me shishe të birrave.
Në video shihen si Ahmeti ashtu shoqëruesit e tij të dehur, ndërsa në disa çaste mban edhe kokën në dorë. Në njërën nga tri videot më poshtë shihet edhe këngëtarja e cila i ulet pranë Ahmetit dhe në një moment përplas shishen e birrës e cila ndodhej para kryetarit të BDI-së dhe stërpik atë dhe mysafirët për rreth.
Këto video nuk janë thjesht familjare, por në të gjitha rastet shpërndahen nga të afërm të tij dhe anëtarë të partisë si materiale me të cilat mburren ata dhe vetë Ahmeti.
https://www.facebook.com/rajoninet/videos/194524481089940/