
Qendrat afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) kanë dënuar fuqishëm komentet e ekspertëve mbi testimin e vaksinave të COVID-19 në Afrikë.
“Africa CDC fuqishëm dënon dhe komentet shumë të neveritshme të bëra nga profesorët Jean-Paul Mira dhe Camille Lotch në Televizionin Francez për përdorimin e afrikanëve për testimin e një vaksine të tuberkulozit në provat klinike për të parë nëse vaksina është mbrojtëse ndaj COVID-19”, thuhet në kumtesën e qendrave afrikane.
Në kumtesë gjithashtu thuhet se këto komente raciste duhet të dënohen nga të gjitha qeniet njerëzore. “Në të vërtetë, COVID-19 është një krizë globale humanitare që kërkon veprime globale dhe solidaritet global”, qëndron në kumtesë.
Africa CDC pohon se do të vazhdojë të punojë nga afër me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët tjerë “për t’u siguruar se në Afrikë mund të bëhen vetëm teste klinike etike dhe shkencore për vaksina apo terapi, duke përdorur saktësisht të njëjtat standarde dhe parime si ata që përdoren në pjesë tjetër të botës”.
OBSH dhe shumë krerë të shteteve afrikane kanë dënuar komentet e bëra nga shkencëtarët në lidhje me realizimin e testeve të vaksinave për COVID-19 në Afrikë.
Mbi 11.500 raste të koronavirusit deri më tani janë raportuar në 52 nga gjithsej 54 shtete në kontinentin afrikan, me 578 raste të vdekjeve dhe 1.428 të shëruar.
Pasi për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë botën me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.
Bazuar në të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, deri më tani nga virusi kanë vdekur mbi 95 mijë persona dhe janë infektuar mbi 1.6 milionë, ndërkohë janë shëruar mbi 345 mijë.
Anadollu Agency