Fillimi EkonomiRubla ruse arrin nivelin më të mirë që nga prilli i vitit 2018

Rubla ruse arrin nivelin më të mirë që nga prilli i vitit 2018

nga Shekulli Agency

Rubla ruse arriti sot nivelin më të mirë në katër vjet kundrejt dollarit amerikan, për shkak të hapave të Moskës për të mbështetur monedhën e saj kombëtare, transmeton (AA).

Duke shënuar rënie deri në 150 kundrejt dollarit në fillim të marsit pas fillimit të luftës kundër Ukrainës, monedha ruse më pas shënoi rritje në kursin e këmbimit dollar/rubël, duke arritur sot në 57,1.

Rubla u bë monedha me rezultatet më të mira në botë këtë vit me ndihmën e kontrolleve të kapitalit dhe masave të tjera financiare nga qeveria ruse.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies