Fillimi EkonomiPjesa e eksporteve të Turqisë në Bashkimin Evropian do të arrijë në 60%

Pjesa e eksporteve të Turqisë në Bashkimin Evropian do të arrijë në 60%

nga Shekulli Agency

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi, deklaroi se me përditësimin e Marrëveshjes së Unionit Doganor ndërmjet Turqisë dhe BE-së eksportet në këtë treg do të rriten në nivelin 60%, nga 49% që është aktualisht…

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi, deklaroi se me përditësimin e Marrëveshjes së Unionit Doganor ndërmjet Turqisë dhe BE-së (Marrëveshja e Ankarasë) eksportet në këtë treg do të rriten në nivelin 60%, nga 49% që është aktualisht.

Nihat Zeybekçi theksoi se brenda këtij viti ose jo më larg se deri në gjysmën e parë të 2018-s, Marrëveshja e Unionit Doganor ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian do të zgjerohet dhe përditësohet në mënyrë që të përfshijë gjithashtu fusha si bujqësia, ushqimi, shërbimet, prokurimet publike dhe tregtia elektronike (e-tregtia).

Falë këtij zhvillimi, kompanitë turke me aktivitet në sektorin e shërbimeve do të sigurojnë avantazhe shumë të rëndësishme në BE ose në sektorët e shërbimet dhe prokurimet publike të Bashkimit Evropian.

Kompanitë evropiane po ashtu do të gëzojnë të njëjtat avantazhe në Turqi.

/trtshqip/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies