Fillimi EkonomiFMN: Shqipërisë i duhen 25 vite të arrijë BE-në

FMN: Shqipërisë i duhen 25 vite të arrijë BE-në

nga Shekulli Agency

fmn-tt-6555Shqipëria renditet e parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Serbinë përsa i përket rritjes ekonomike.

Fakti vihet në dukje ne raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet rajonale. Rritja ekonomike e Shqipërisë prej 2.6% është me e ulët se e Kosovës, Maqedonise e Malit të Zi, ku ekonomia e këtij të fundit u rrit me mbi 4%.

Fondimonetar Nderkombetar ngre shqetësimin për ritmet e ulëta, duke theksuar se i gjithë rajoni ka pak shanse të arrijë standardin e jetesës së eurozonës, nëse do të vazhdojë me këto ritme rritje. Vendit tonë, më keto hapa të ekonomisë do t’i duhen 25 vite për të kapur standardet europiane.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies