Fillimi EkonomiBOTAS synon rritje në furnizimet me gaz natyror

BOTAS synon rritje në furnizimet me gaz natyror

nga Shekulli Agency

Kompania shtetërore turke e gazsjellësit dhe naftësjellësit BOTAS, synon rritjen e kapacitetit të hyrjes ditore në Turqi nga 200 milionë në së paku 350 milionë metra kubë

gaz-turKompania shtetërore turke e gazsjellësit dhe naftësjellësit BOTAŞ, në afat të mesëm dhe nga aspekti i sigurisë së furnizimeve, ka synuar rritjen e kapacitetit të hyrjes ditore në Turqi nga 200 milionë në së paku 350 milionë metra kubë. Këtë vit nuk pritet asnjë problem sa i përket sigurisë së furnizimit.

Sipas informacioneve të përpiluara nga gazetari i Anadolu Agency (AA) bazuar në të dhënat e BOTAŞ, Turqia veçmë importon më shumë se 200 milionë metra kubë gaz natyror.

Aktualisht, Turqia siguron 42 milionë metra kubë në ditë përmes Gazsjellësit Perëndimor dhe 47.3 milionë metra kubë nga Gazsjellësi Rrjedha e Kaltër, që vijnë nga Rusia në Turqi.

Në sistemin e gazit natyror të Turqisë, krahas 19 milionë metra kubëve ditorë që hyjnë nga Azerbajxhani, hyjnë edhe 28.5 milionë metra kubë nga Irani.

Gjithashtu, edhe nga kompania private Aliağa LNG Terminal realizohet hyrje ditore prej 25 milionë metra kubëve.

Në sistemin e gazit natyror, hyrje ditore prej 18 milionë metra kubëve bëhet edhe nga kompania Marmara Ereğlisi LNG Terminal.

Në ndërkohë, 25 milionë metra kubë në sistem përçojnë edhe impiantet deponuese Silivri Kuzey Marmara-Değirmenköy që u shtetëzuan më 1 shtator 2016 pasi paraprakisht i përkisnin Korporatës Turke të Naftës TPAO.

Kërkesa ditore e Turqisë për gaz në periudhat kritike arrin deri në 230 milionë metra kubë.

Vazhdojnë punimet

BOTAŞ, në ndërkohë, po vazhdon punimet që në afat të mesëm ta rrisë kapacitetin hyrës të gazit natyror deri në 350 milionë metra kubë në ditë.

Gjithashtu, terminali notues LNG dhe njësia e rigazifikimit (FSRU – Floating Storage and Regasification Unit) vazhdon punimet e integrimit për të krijuar lidhje në sistemin e përçimit të gazit, në mënyrë që të rritet siguria e furnizimit dhe llojllojshmëria e burimeve.

Ndërkaq, kapaciteti i dy FSRU-ve që do të ndodhen në Gjirin e Iskenderunit dhe Sarosit që pritet t’i shtohen Turqisë në vitin 2018, do të kontribuojnë me 40 milionë metra kubë në ditë, konkretisht të dyja nga 20 milionë.

Nga ana tjetër, kapaciteti prodhues ditor i impianteve deponuese Silivri Kuzey Marmara-Değirmenköy do të rritet nga 25 milionë metra kubë, kapacitet ky aktual, në 75 milionë metra kubë.

Krahas kësaj, kapaciteti i Marmara Ereğlisi LNG Terminal do të rritet në 27 milionë metra kubë, në mënyrë që të mund t’u jepet përgjigje kërkesave në periudhat e përdorimit të lartë.

Edhe impianti deponues nëntokësor në Liqenin Tuz që planifikohet të jetë aktiv në janar të vitit 2017, pritet ta rrisë kapacitetin në 80 milionë metra kubë në periudha kur shtohet kapaciteti i riprodhimit, edhe atë përmes rritjes së kapacitetit, hapjes së puseve shtesë dhe revizioneve që do të bëhen në impiantet sipërfaqësore.

Këtë dimër nuk pritet të ketë asnjë problem në furnizimin me gaz natyror. Drejtori i Përgjithshëm i BOTAŞ Burhan Özcan, në Komisionin e Ndërmarrjes Publike Ekonomike pranë Kuvendit të Turqisë (TBMM) javën e kaluar, para deputetëve foli në lidhje me synimin e rritjes së kapacitetit ditor në 350 milionë metra kubë në afat të mesëm.

“Synimi ynë është një kapacitet që do të mund t’i japë sistemit minimum 350 metra kubë gaz. Ky është synim shumë i rëndësishëm dhe kyç. Ne synojmë t’i përgjigjemi kësaj”, u shpreh ndër tjerash Özcan.

Burimi i furnizimit me gaz natyror

Kapaciteti i hyrjes ditore të gazit

Rusi – Gazjellësi Perëndimor – 42 milionë metra kubë

Rusi – Rrjedha e Kaltër – 47.3 milionë metra kubë

Iran – 28.5 milionë metra kubë

Azerbajxhan – 19 milionë metra kubë

Egegaz Aliağa LNG Terminal – 25 milionë metra kubë

Marmara Ereğlisi LNG Terminal – 18 milionë metra kubë

Impiantet deponuese Silivri – K. Marmara – Değirmenköy – 25 milionë metra kubë

Gjithsej – 204.8 milionë metra kubë

Rritjet e planifikuara dhe hyrjet që do të realizohen

Marmara Ereğlisi LNG Terminal – 27 milionë metra kubë – rritje prej 9 milionë metrash kubë (2017)

Impjantet deponuese Silivri K. Marmara – Değirmenköy – 75 milionë metra kubë – rritje prej 50 milionë metrash kubë (2020)

FSRU-të në İskenderun dhe Saros – 40 milionë metra kubë (2018)

Impianti deponues në Liqenin Tuz – 80 milionë metra kubë

GJITHSEJ: 179 milionë metra kubë

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies