Fillimi EkonomiBE, papunësia në muajin gusht rritet në 7.4 për qind

BE, papunësia në muajin gusht rritet në 7.4 për qind

nga Shekulli Agency

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian është rritur në 7.4 për qind në gusht me 0.5 pikë përqindjeje nga viti në vit, njoftoi sot Zyra statistikore evropiane.

Shifra po ashtu është më e lartë se 7.3 për qind në muajin e kaluar, tha Eurostat në një njoftim për media.

Shkalla e papunësisë në Eurozonë ishte 8.1 për qind, nga 8 për qind në korrik të vitit 2020 dhe 7.5 për qind në gusht të vitit 2019.

Eurozona ose EA19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme – Euron ndërsa EU27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Mes pandemisë së koronavirusit, shkalla e papunësisë ka vazhduar të rritet për 5 muaj rresht si në BE ashtu edhe në Eurozonë.

Eurostat tha se 15.6 milionë burra dhe gra në BE27, përfshirë 13.18 milionë në Eurozonë kanë qenë të papunë që nga gushti.

Numri i njerëzve të papunë është rritur me 238 mijë në bazë mujore, gjithsej 1.43 milion nga viti në vit në muajin gusht, në të gjithë bllokun me 27 anëtarë.

Shkalla më e lartë e papunësisë është në Greqi (18.3 për qind), Spanjë (16.2 për qind) dhe Itali (9.7 për qind) dhe më e ulët në Çeki (2.7 për qind) dhe Poloni (3.1 për qind).

Ndërkohë, ka rreth 3.03 milionë të rinj të papunë nën 25 vjeç në BE27 në korrik, duke arritur shkallën e papunësisë të të rinjve në 17.6 për qind.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies