Sport
Thirrjet “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes së djeshme kundër Athletic Bilbaos pritet t’i kushtojnë klubit serb me gjobë, por edhe rrezikojnë mbylljen një sektori të stadiumit për duelin e ardhshëm në shtëpi kundër Augsburgut më 10 dhjetor, shkruajnë mediat serbe.
Ky është rasti i dytë së fundmi që UEFA dënon një skuadër për thirrjet “Kosova është Serbi” që i bënë edhe Lokomotiv Moska në duelin kundër Skënderbeut.
Tashmë duket se është kthyer në një fakt, kundër ekipeve të mëdha performanca e Ibrahimovic lë për të dëshiruar. Gati gati një sindromë, e pashpjegueshme kjo për një lojtar që në kampionat është një faktor deciziv dhe që edhe pse në moshën 34 vjecare është sërish një ndër 23 kandidatët për trofeun prestigjoz të Topit të Artë. Gjithsesi, në sfidën e së mërkurës kundër Real Madridid, ish lojtari i Milanit u duk sikur u zhduk nga radari deri në atë pikë që bën edhe teknikun Blanc të mbajë distancan, kur deklaron se në lidhje më suedezin, nuk i ka mbetur më asnjë zgjidhje tjetër përvec optimizmit.
Zhgënjimi u shfaq edhe në konferëncën për shtyp kur Blanc deklaroi se Ibra është ende larg nivele përsonale, por kjo nuk do të thotë se ai do të heqe dorë prej suedezit. Ai shtoi se mund edhe të mos e aktivizojë për 15 ditë duke e mbajtur larg fushe, por zgjedh që ta inkurajojë atë duke e vënë në pozita pune, e që impenjimi i tij në ndeshjet e rradhës të jetë sërish optimal. Gjithsesi, mediat franceze nuk janë kaq tolerante me Ibrën, madje disa prej tyre si psh Lequipe e ngelin atë në klasë, “4, shumë topa të luajtur por shumë pak prezencë në lojë. Shumë larg portës, kurrë pranë golit” shkruan e përsditshmja parisiene. Edhe më i rëndë paraqitet vlerësimi për Ibrën nga tabloidi “Le Parisien”, që e vlerëson atë me notën 3 duke mos i lënë në hije dhe fishkëllimat e tifozëve. Tashmë sfida e kthimit kundër Real Madridit mund të shërbejë për të hedhur poshtë mitin se kundër ekipeve të mëdha Ibrahimovic kthehet në hije të vetvetes.
Gianni de Biasi ka refuzuar oferta milionëshe vetëm për ta dërguar Kombëtaren shqiptare në Euro 2016. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri italian në në një intervistë për Top Albania Radio, në emisionin “Sokol Balla Live”.
“Po, unë kam patur oferta dhe po ju them një prej tyre: ka qenë Olympiakos, një ofertë që më ka ardhur shtatorin e shkuar. Unë iu përgjigja negativisht, pasi doja t’i çoja përpara këta djem deri në fund të kësaj aventure europiane.”, ka deklaruar ai.
“Më pas, mund të them se kam pasur edhe të tjera oferta nga federata shumë më të pasura se ajo e Shqipërisë. Këtë dimër i kam treguar presidentit një mesazh me një ofertë për 1.5 milionë euro në vit, për një kontratë 2-vjeçare, pra, refuzova 3 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke mos e marrë fare në konsideratë ofertën”, shtoi italiani.
Barcelona dhe Real Madrid, përkatësisht Lionel Messi e Cristiano Ronaldo vazhdojnë të jenë rivalë të pandashëm, në fushë dhe jashtë saj.
“Sportyou” ka publikuar listat e rrogave të dy gjigantëve të La Ligës dhe në të kryesojnë dy emrat më të mëdhenj, që janë në garë edhe për Topin e Artë 2015, shkruan Zëri.
Por, Messi del para Ronaldos me pagë prej 21.2 milionë euro në sezon. Kurse, Ronaldo, si i pari më i paguari në Santiago Bernabeu, kryeson tek skuadra e tij me 17 milionë euro.
Te Barcelona, pas Messit vijnë Neymar e Suarez me nga 10 milionë euro, kurse në Real Madrid, i dyti është Gareth Bale me 11 milionë euro në stinor.
Lista e rrogave te Real Madridi
Cristiano Ronaldo: 17 milionë euro
Bale: 11 milionë euro
Ramos: 10 milionë euro
Benzema: 8 milionë euro
James Rodríguez: 6 milionë euro
Kroos: 6 milionë euro
Modric: 4,5 milionë euro
Marcelo: 4 milionë euro
Pepe: 3,8 milionë euro
Arbeloa: 2,8 milionë euro
Varane: 2,4 milionë euro
Isco: 2 milionë euro
Keylor Navas: 2 milionë euro
Jesé: 1,2 milionë euro
Carvajal: 1,2 milionë euro
Nacho: 1,2 milionë euro
Lista e rrogave te Barcelona
Messi: 21,2 milionë euro
Neymar: 10 milionë euro
Suárez: 10 milionë euro
Iniesta: 7,5 milionë euro
Rakitic – 6,5 milionë euro
Busquets – 6 milionë euro
Alves – 6 milionë euro
Piqué- 5,8 milionë euro
Mascherano – 5,5 milionë euro
Alba: 4 milionë euro
Arda Turan: 4 milionë euro
Bravo: 3,5 milionë euro
Vermaelen: 3,5 milionë euro
Ter Stegen: 3 milionë euro
Mathieu: 3 milionë euro
Adriano: 2,5 milionë euro
Aleix Vidal: 2,5 milionë euro
Rafinha: 2 milionë euro
Bartra: 2 milionë euro
Sergi Roberto: 1,5 milionë euro
Douglas: 1,5 milionë euro
Masip: 1 milionë euro
Munir: 1 milionë euro
Sandro: 1 milionë euro
Bate Borisov dhe Barcelona do të përballen sonte nga ora 20:45 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
E përditshmja sportive katalune, Mundo Deportivo, ka publikuar formacionet e mundshme të Bate Borisovit dhe Barcelonës, të cilat sonte do të përballen në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Italiani nuk do ta drejtojë asnjëherë skuadrën e ‘Neroazzurëve’, për shkak të respektit që ka për Milanin.
“Nuk do të mund ta drejtoja Interin”, ka thënë italiani për Goal.
“Kjo sepse kam kaluar shumë vite në Milan, është çështje e respektit ndaj historisë sime dhe të klubit që e kam udhëhequr”, theksoi ai.
“Ka shumë ekipe që duhet t’u shmangem. S’mund të shkoj kundër historisë sime”.
Short tepër interesant ai që u hodh në Nyon të Zvicrës për ndeshjet playoff i cili do të përcaktojë 4 ekipet e fundit të kualifikuara në Euro 2016.
Rivalët e grupit të Shqipërisë, Danimarka do të përballet me ekipin më të fortë që ndodhej në playoff, Suedinë e Ibrahimoviç teksa një mendim shkon edhe për Shqipërinë teksa mund të na qëllonte edhe neve ky fat nëse do të luanim në playoff.
Në ndeshjet e tjera shorti vuri përballë Ukrainën me Sloveninë, Bosnje-Hercegovina me Irlandën dhe Norvegjinë me Hungarinë.
Ishte 6 janari i vitit 2013. Nga kjo datë lindi makthi i madh i mbrojtjes së Juventusit, që deri më tani është ndëshkuar 6 herë nga Mauro Icardi. Një “mace e zezë” prej kohës kur sulmuesi ishte ende një talent që po shpërthente dhe mbronte ngjyrat e Sampdoria-s. Dy gola në portën e Buffon, gjatë dimrit të dy viteve më parë, duke shpalosur aftësi mjaft të mira teknike dhe fizike. Juventus Stadium heshti në atë rast me xhenovezët që fituan 2-1.
Më pas erdhën edhe rrjetat e realizuara me fanellën e Interit. Kualitet dhe finalizim, një pikë referimi për trajnerin Roberto Mancini. Mbrojtja e Juventusit me të drejtë i frikësohet. Me 6 gola në 381 minuta të luajtura, Icardi i ka shënuar bardhezinjve mesatarisht në çdo 64 minuta në Serinë A.
Një bomber i mirëfilltë. Lojtar i nivelit botëror, me paraqitje që e detyruan Interin t’i rinovonte kontratën deri në vitin 2019. Një fakt që jo të gjithë e dinë është se përpara transferimit nga Sampdoria te zikaltërit, Juventusi tentoi pa sukses ta afronte sulmuesin në merkaton e dimrit të 2013-ës.
Të dielën “Zonja e Vjetër” do të provojë të evitojë që Icardi t’i pasurojë statistikat e frikshme përballë bardhezinjve. Edhe pse i mbuluar nga ajo që cilësohet mbrojtja më e mirë në Itali, por edhe më gjërë, djaloshi nga Rosario ka arritur që në mënyrë sistematike të gjejë hapësira dhe ti krijojë probleme emrave si Bonuçi e Chiellini.SuperSport
Shqipëria përballë Kroacisë dhe Bullgarisë. Këta janë emrat e kundërshtarëve, me të cilët po punohet për të zyrtarizuar miqësoret e muajit nëntor. Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmuan për “SuperSport” bisedimet me homologët e dy vendeve Ballkanike, për ndeshje zyrtare në datat e lira të muajit nëntor.
Kombëtarja nuk njeh pushim. Me mbylljen e edicionit, që u kurorëzua në mënyrë të suksesshme me kualifikimin në fazën finale të Euro 2016, kuqezinjtë do të vijojnë punën me përgatitjet drejt turneut në Francë. Pjesëmarrja në Kampionatin Europian, ku luajnë ekipet më të mira të kontinentit, bën të detyrueshme që edhe rivalët të jenë cilësorë. Kroacia është një skuadër që nuk ka nevojë për koment. Një ekip me mjaft yje në kontingjent dhe gjithmonë protagoniste në evenimentet madhorë të futbollit.
Bisedimet për miqësoren me Kroacinë kanë nisur prej javësh, por gjithçka mbeti pezull. Ndeshja varej nga ecuria e kroatëve në Grupin H kualifikues. Bileta direkte në Francë, e siguruar pas fitores minimale me Maltën, të martën në mbrëmje i hapi rrugën zhvillimit të sfidës. Përsa i takon Bullgarisë, çështja ndryshon. Edhe Bullgarët ishin të angazhuar në Grupin H, ku u pozicionuan në vendin e katërt dhe mbyllën edicionin.
Kjo zgjedhje vjen logjike për arsye se skuadra Ivaylo Petev është mjaft e ngjashme për nga kualiteti dhe loja me mjaft ekipe pjesëmarrëse në kampionatin Europian. FSHF vazhdon negociatat me federata e Kroacisë dhe Bullgarisë dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i miqësoreve dhe ditët kur do të luhen sfidat. Data e lira të UEFA-s nisin nga 12 deri më 17 Nëntor, kur do të zhvillohen katër sfidat e fazës play-off. Kushti i vetëm i Shqipërisë, është që një prej dy ndeshjeve të luhet në “Elbasan Arena”.SuperSport
