Reflektim
Leter e hapur Reisit
I nderuar Sulejman Rexhepi krytar i BFIM
Po ju shkruaj si nje medresant-hoxhe, xhemat, dhe aktivist i jetes fetare ne Gjernani,ju kam shkruar edhe privatisht ndoshta se keni lexuar prandaj jam i detyruar te ju drejtohem me nje leter publike.
Diteve te fundit qarkullojne lajme se ne krye te myftinise se Shkupit do te emrohet nje imam prej diaspore (emri i te cilit eshte i njohur per opinionin) gje qe ka ngjalle jehone shume te madhe tek xhemati ne diaspore,uroj qe ky lajm mos te jete i vertete.
Emri qe perflitet se do vije ne krye te myftinise se shkupit eshte nje person qe ska kredibilitet moral bile per shkak te shkeljeve to normave morale xhemati ne Berlin e ka perjashtu nga xhamia dhe rastin ne fjale e kan te njohur gati i ter xhemat ne Gjermani,se ka edhe shume gjera te tjera qe per shkaqe te ruajtjes se privatesis dhe mbrojtjes se imazhit te hoxhallareve nuk dua ti pasqiroj ketu por nese do benit nje gabim te tille besoni qe do ket reagim nga i ter xhemati dhe do te publikohen gjitha te vertetat per personin ne fjale dhe situata do degjeneroje keq,edhe pse jemi mundu qe gjithe ata reagime ti amortizojme se lajmi nuk eshte i vertete nese do te ndodhte nje gje e atille do te ishte tragjike ne radhe te pare per BFIM muslimanet e maqedonis edhe per vet ju.
Edhe njeher ne emer te gjithe atyre hoxhallareve dhe xhematit qe jemi ne komunikim te vazhdueshem ju bejm lutje qe mos ta benit nje veprim te gabueshem me sinqeritetin me te madh per ta ruajtur dhe mbrojtur interesin e BFIM dhe muslimaneve ne maqedoni dhe per mos ta kompromitu BFIM.
A nese nuk do merren parasysh reagimet tona ju paralajmrojm se ne te ardhmen do dalin gjith ata deshmitar qe do flasin publikisht se kush eshte njeriu qe ju doni ta emroni myfti dhe cfar veprime ta pamoralshme ka prapa vetes.
Nga momenti qe ai do emrohej myfti prej tash ju bej me dije se diaspora do pershendetet me BFIM dhe nga ktu me mos pritni as fitra as kurbana dhe asnje lloje kontributi per Bashkesin Islame.
Havzi Zekiri, Berlin
Për kolonelin Ibrahim Taşkın, në kuadër të hetimeve dhe proceseve gjyqësore për tentativën për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETO, vazhdon procesi i gjykimit nën masën e arrestit me burg. Si rrjedhojë e pranimit për bashkëpunim me autoritetet, ai ka dhënë deklarata mbi strukturën e kësaj organizate terroriste në ushtri, raporton (AA).
Taşkın ka thënë se ka nisur studimet në shkollën e mesme ushtarake Kuleli në vitin 1993 dhe pas katër vitesh ka fituar të drejtën e studimit në shkollën ushtarake të këmbësorisë. Ai thotë se për shkak se vinte nga një familje besimtarësh gjatë kësaj periudhe ka vazhduar të lexojë Kur’an-in dhe të falë namazin.
Duke vënë në dukje se me elementët e FETO-s ai është njohur në vitin e tretë të shkollës, Taşkın në vijim të fjalës së tij thotë se pas njohjes me ta, i kanë thënë se leximi i Kur’an-it dhe falja e namazit në një shkollë të tillë është e gabuar.
“Namazin do ta falni në fshehtësi”
Duke treguar se pak para ndarjes nga shkolla e ushtrisë, gjatë fundjavave shkonin në shtëpitë e kësaj organizate, Taşkın shprehet: “Shkonim në shtëpi ku kishte studentë të universiteteve. Fillimisht lexonim Kur’an dhe falnim namaz, por më vonë filluam të ndiqnim kaseta të Fetullah Gülen-it. Në një nga takimet në këtë shtëpi, abi na thotë; tani e tutje nuk do të falni më namaz në shkollë. E keni kategorikisht të ndaluar. Askush nuk duhet të dijë që jeni një besimtar. Do të shfaqni një pamje nacionalizmi. Nuk do të merrni kurrë abdest në vende ku mund t’ju shohin, por në çezmat e banjove. Namazin mund ta falni në çdo vend përmes lëvizjeve të syve. Gjatë mësimit, gjatë trajnimeve, gjatë ecjes dhe madje edhe ndërkohë që rruani mjekrën. Edhe unë kam marrë disa herë abdest në çezmën e banjos dhe kam falur namaz me sy”.
Taşkın ka thënë gjithashtu se pasi afroi koha e diplomimit, ata kanë marrë urdhër që të mos martohen deri sa të shkojnë në gradën e kapitenit.
“Vinin gjithmonë thirrje që gruaja të heqë shaminë”
Duke vënë në dukje se pas diplomimit ai është emëruar në Hataj, Taşkın thotë se organizata nuk e ka lënë të lirë as këtu.
“Marrëdhënia ime me këtë organizatë vazhdoi edhe në Hatay dhe më pas. Herë pas here më vinin fjalë në vesh ku thuhej se do të ‘dënohesha’ për shkak se unë nuk zbatoja urdhrin e tyre për mënyrën e faljes së namazit. Më pas u martova dhe për shkak se bashkëshortja ishte me shami, organizata ishte nxehur shumë. Një ditë më vjen dikush dhe më thotë. ‘Kam dëgjuar se do shkarkohesh. Nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Nuk ja vlen. Nuk është e nevojshme të falësh namaz hapur dhe të mbash bashkëshorten me shami për t’i shërbyer fesë. Duhet të pishë edhe alkool. Unë pi.’ Dhe unë këtë gjë ia shpjegova bashkëshortes. I thash që jam i lidhur me ta dhe se janë shumë të fortë dhe se dinë çdo gjë për ne. I tregova se nëse nuk e heq shaminë ata do të më dëbojnë. Ndërkohë bashkëshortja pranoi të heqë shaminë. Në këtë mënyrë vazhdova të falem dhe lutem fshehurazi si dhe të pi alkool. Kjo mjaftoi që unë të ruaj vendin e punës. Pas shumë vitesh një person që punonte në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore më dërgoi në Nevshehir. Në këtë vend më thotë dikush, ‘ende në ushtri qenkeni ju? Dosjen tënde e kam përgatitur unë. Madje e kam dërguar edhe në Ankara. Si shpëtuat?’ Aty e kuptova se sa të fuqishëm ishin”, shpjegon Taşkın në vijim.
“Do të të ndihmojnë abilerët”
Ndërkohë që ishte me detyrë në Mush, Taşkın tregon se dy shokët e tij studionin për provimin e akademisë, ndërsa në vijim shton: “Po nga ta dija unë që ata kishin marrë dhe pyetjet e provimeve. Unë nuk aplikova, ndërsa ata dy shokët u bënë oficerë stafi dhe erdhën mbi mua.”
Taşkın tregon se për herë të parë ka nisur të pijë alkool në mënyrë të hapur gjatë një darke të organizuar nga komandanti i batalionit në Mush.
Ai tregon se gjatë shkollës i kishin vendosur një emër tjetër dhe e thërrisnin Namık. Pas emërimit të tij si ndihmës komandant në Trabzon, ka mbledhur informacione për personelin dhe ia ka dorëzuar ato komandantit të tij, i cili sipas tij më pas ka bërë atë që duhej.
Taşkın tregon se pas emërimit të tij në Van, këtu e telefonon një person me nofkën “Doktor Cafer” dhe se më pas janë takuar disa herë në tregun e qytetit.
Ai thotë se personi që takonte duke pretenduar se biseda nga telefonat e rrugës është e vështirë dhe e shtrenjtë, i ka regjistruar një program në telefon i cili quhej ByLock. Taşkın thotë gjithashtu se e ka fshirë këtë program më pas duke menduar se mund ti nxirrte probleme.
Duke vënë në dukje se më pas ai është emëruar si komandant i Xhandarmërisë në Niğde, Taşkın në vijim shton: “Cafer vazhdoi të jetë në kontakt me mua. ‘Në Niğde nuk ka njeri të takohet me ty. Do të vijë dikush nga Kajseri dhe do të komunikojë me ty’, më tha ai dhe më pas erdhën disa persona të cilët thonin se janë mësues. Fillimisht u takuam në treg dhe më pas u takuam në kafene. Në këto takime na vendosnin CD me Fetullah Gülenin dhe bënin fjalime politike. Gjatë zgjedhjeve na kërkuan të votojmë CHP-në dhe jo AK Partinë. Dukeshin sikur të ishin të gjithë në një mendje. Kjo gjë mua më mërziti shumë. Madje këtë gjë e bëra publike edhe në disa fjalime. Ndërsa më thonin duke më kërcënuar se ‘do të më bënin njeri’. Tashmë kisha vendosur të largohem prej tyre dalë nga dalë. Nuk ju hapja telefonat dhe nuk shkoja në takimet e tyre. Ndërsa kur më thërritën një ditë unë duke thënë se kam punë nuk shkova. Pas kësaj më thanë që në një farë mënyrë ata i gjejnë ata që ikin prej tyre dhe i dënojnë për këtë. Atë kohë kishte nisur një fushatë me letra pa emër. Kështu më thanë se do të veprojnë edhe me mua duke më kërcënuar”.
Taşkın thotë se ndërkohë që afrohej 15 korriku ata i thonin që çdo gjë do të përfundojë dhe do të rregullohen të gjitha.
Ndërsa duke vënë në dukje se atë natë ka parë emrin e tij tek lista e komandantëve që do të drejtonin vendin, Taşkın në vijim thotë: “Nuk veprova sipas tyre. Madje mbajta edhe një fjalim përpara popullit që ishte mbledhur përpara prefekturës bashkë me prefektin e Niğde-s, Ertan Peynircioğlu në mbrojtje të qytetarëve që kishin dalë në Ankara dhe Stamboll kundër puçistëve”.
Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike.
Simptomat dhe shkaktarët
Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët. Ekspertët japin disa këshilla.
1– Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.
2– Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
3– Mësoni artin e “shkëputjes”: t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj. Dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.
4– Mësohuni të thoni Jo, nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
5– Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport, shtrini qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni të dilni dhe të argëtoheni me aktivitete që përfshijnë edhe fizikun.
6– Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barcaletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj.
7– Duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj. Kur ndodheni në situatë të sikletshme, arma më e mirë është heshtja.
8– Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t’ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t’ju shkaktonte shumë siklete.
9– Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
10– Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.
Disa këshilla të ekspertëve për të shmangur stresin në punë
1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës
2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat
3- Lejoji vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune
4- Vendosni se cilat gjëra janë primare në punë
5- Mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion
6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë
7- Vishni rroba të rehatshme dhe të përshtatshme
8- Mbani gjithnjë një krem për duart
Migrena, sëmundja neurologjike më e përhapur
Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia genetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht preken moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht femrat. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të paraardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë apo menopauzës. Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon.
Lodhja dhe stresi shkak për pagjumësi
Pagjumësia fillon nga mendimet e tepërta për të nesërmen, probleme, mosfunksionimi në punë, lodhje, dobësi, depresion etj., dhe kjo mënyrë e vazhdueshme e të menduarit shkakton çrregullimet e gjumit. Si pasojë e këtyre trysnive, personi fillon të obsesojë mbas gjumit deri sa kthehet në një pamundësi, ankth dhe se fundi në një fobi. Nga ana e tyre çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnite dhe parasomnite. Në disomnite, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin. Prandaj këshilla e parë është të relaksoheni dhe të jeni të qetë.
Aktiviteti fizik menaxhues i stresit
Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.
Stresi godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.
prof. Eroll Velija
Simptomat që sot gjindemi në pozicion të një krizë morale dhe tretmani i saj
“Nese nuk turpërohesh, atëherë bëj ç’të duash!”- Muhammedi s.a.w.s.
Në vëndet postkonfliktuale me rënien e sistemit krijohet vakum ku në ketë fazë nuk ndjehet pothuajse fare dora e pushtetit të ri në shumë çeshtje, kurse në ketë situatë me vakum të ligjit, në shprehje do duhej të vie roli i ‘pushtetit të moralit’, por në ketë gjëndje të jashtëzakonshme, shpesh ndodhë që bie konsiderata për shumicën e normave morale të asaj shoqerie, nese ato nuk kanë bazament hyjnor, dhe rrjedhimisht shpesh e vjetra hudhet, ligji nuk funksionon dhe shoqeria përjeton një status quo të rrezikshme.
Në ketë periudhë kohore me vakum pushtetesh ligjore e morale që krijohet nga rënia, përkatësisht hudhja e tyre, ndodhin fenomene që nuk mund të quhen ndryshe përveç se #krizë #morale e asaj shoqerie, pasojat e së cilës i duhet kohë e gjatë shoqerisë t’i eliminoj.
Kjo krizë manifestohet në dy rrafshet:
Menyrën se si arrihet deri të pushteti dhe sjelljen e pushtetarit – ku:
– I padituri dhe jokompetenti merr detyra që nuk i takojnë, në forma që bien ndesh me normat ligjore e morale;
– Ai që merr përgjegjësi të caktuara, nuk i kryen ato, ose i kryen në formen më të keqe;
– Ai që i besohet një çeshtje, e keqperdorë atë;
– Si zyrtari ashtu edhe qytetari kur nuk shef pushtet të ligjit dhe të papërfillshëm atë të moralit, sapo t’i ipet mundësia keqpërdorë;
– Ai që thërret për ruajtje të rëndit e shkelë vetë atë, etj.
Qasja e qytetarit ndaj pushtetarit – që manifestohet me:
– Militantizëm të pakusht partiak – deri në atë masë saqe edhe shkelja e çdo norme ligjore e morale nga lideri e partia, nuk i zbraps – krizë morale edhe e tyre.
– ‘Nxënia e bishtit’ – kategori që janë korruptuar, kanë korruptuar, shkelin ligjet, marrin punë pa meritë(punojnë dhe hanë bashkë me hajdutët e pushtetit) etj. – edhe kjo është krizë morale!
– Përceptim të përçudnuar – ku bartësi i së keqës zakonisht puahtetari më nuk synohet të ndalet, por arritja e tij duke tejkalu normat shihet si zotësi e tij, veprimet e tij shpesh sherbejnë për argëtim, e jo rrallë edhe admirohen.
Pra, vijmë tek një gjëndje ku i kemi: njerëzit jokompentent duke i drejtuar punët e shoqerisë, gjejmë mos-zbatim të ligjit, korrupsion enorm, diferenca të thella mes të pasurve dhe të varfërve, i shofim duke bërë ligj njerëzit më të prishur të shoqërisë, dhe imagjinoni çfarë rregulli dhe ligjeve bëjnë të prishurit, i shofim ata që thirren në patriotizëm duke e vjedhë pasurinë e vëndit, etj. Pra, kemi një pllakosje të përgjithshme të shoqerisë dhe shtetit, dhe kriza të njëpasnjëshme, shumica si rrjedhim i krizes morale.
Në keto rrethana me këto kategori, ardhmja e vëndit është goxha e pashpresë, pasiqe përkundër rritjes së nivelit të shkollimit të gjeneratave të reja, shumica prej tyre fatkeqësisht nuk dallojnë nga hajdutët senior, pasiqe edhe këto gjenerata po bëhen poaq keqpërdorues sa të vjetrat, dallimi i vetëm është në shuma(pra varesisht tek çfarë shume kanë pasë qasje këto dy kategori, aq është dallimi)pra, nuk ka shpresë së këto gjenerata do sjellin ndryshime të mëdha për të mirë, pasiqe sistemi ka prodhuar ketë kategori të diturish të pamoralshëm. Dhe përvoja ka treguar se nuk ka hajr të madh nga dy kategori:
– Nga i moralshmi injorant (pasiqe ky dëshiron me ba mirë, por nuk din dhe duke synuar të miren edhe mund të bëj dëm); dhe
– Nga i dituri i pamoralshëm (pasiqe ky në të shumten e rasteve atë dije e shfrytëzon në interes të tij përsonal). Andaj, pa u ndërlidhë dija dhe morali, asnjëherë nuk do arrihet ajo e deshiruara, kurse nuk mbahet mënd ndonjeherë qe kanë shkuar aq ndaras sesa sot këto të dyja!
Si do duhej vepruar në këto rrethana!?
Siq e dijmë kornizat morale të shoqerive kanë ardhë në forma të ndryshme, herë si vetëdije e lartë e shoqerive, herë të derivuara nga ligje dhe sisteme të ndryshme, por çdoherë rolin kryesor në vënien e kornizave bazike apo kodekseve morale e ka pasë #religjioni (“Nese nuk turpërohesh, atëherë bëj ç’të duash!”- Muhammedi).
Sot në Kosovë kemi arsim pa edukim, sot pothuajse të gjitha shtetet e përparuara e kanë edukaten fetare në sistemin arsimor, sigurisht ato shkolla mund të quhen në kuptimin e plotë institucione edukativo-arsimore. Nese ne jemi specie njerëzore sikurse edhe ato shoqeri, duhet të veprojmë njejtë sikurse ato, e jo për ne çdoherë të vlejnë zgjidhje sui generis.
Pra, për të zbutur sadopak problemin, jo për të berë mrekulli(pasiqe kanë shkuar gjenerata të tëra pa e marrë ketë edukim) duhet të #futet urgjentisht #edukata #fetare në #shkollat e Kosovës (jo për t’i bërë nxënesit hoxhallar e prifta sikurse mund ta kuptojnë soji i njerëzve sikurse ish-ministri i arsimit Enver Hoxhaj të cilët nuk e kanë idenë se çka është edukata fetare, por për të vënë korniza morale dhe krijuar qytetar të edukuar).
Normat morale që i vendos religjioni janë shumë më efikase sesa ato që i vendos komuniteti apo sistemi dhe ligji, pasiqe normat që burojnë nga ‘pushteti i besimit’, janë të destinuara të mos thyhen aq lehtë(sepse besimi dhe ndjesia që “Zoti shef çdo gjë” behët gardian i tyre), kurse ato që burojnë nga format tjera, nuk thyhen deri atëherë qe i ‘shef’ ligji apo shoqeria, aty ku nuk nuk i shofin ligji apo komuniteti, ato janë të destinuara të avullohen!
Arbana Xharra asht vajzë e zgjuar. Ajo e ka zbuluar se si gjithnji të ngelet në fokus. Del me ndonjë deklaratë apo shkrim kundër shqiptarëve Musliman, ku cakun kryesorë e ka Turqinë dhe Arabinë dhe ja ku e ke në të gjitha portalet! Arbana e din shum mir se shtetet/fuqitë që kan sundu mbi popuj tjerë shum shum ma pak se sa sundimi i Perandorisë Osmane, e që për qëllim kanë patur asimilimin, ata edhe ia kanë arritur qëllimit të tillë. Shikojeni Brazilin e sunduar nga Portugjezët, ose Amerikën të cilës ia msynë shum shekuj më parë Britanikët. Ata të gjith e flasin gjuhën e kolonizatorëve të tyre, bile edhe e kanë gjuhë “amtare”!! Nga ana tjetër shqiptarët dhe të gjith popujt tjerë të cilët ishin nën sundimin Osman, ruajtën gjuhën dhe kulturën e tyre!! Kjo sepse Persndoria Osmane ka qenë e udhëhequr nga parimet Islame, ku asimilimi nuk parashihet askund!! Nuk ishte qëllimi i Perandorisë Osmane asimilimi, por thjeshtë përhapja e fesë Islame!! Se sa drejtë kanë sunduar flet edhe një fakt tjetër: 550 vjet sunduan dhe tempujt fetar të krishterëve ngelën të pa dëmtuar, 100 vite sunduan sërbët, me mijëra xhami janë shkatërruar!! Arbana i din kto pun fort mir, mos t’na shet pordha, po let tregoje nëse o ka i mungon diqka ja bajm hallin edhe asaj
Bekim Berisha – Shkup
Ministri i Kulturës së Kosovës, gjysmaku, sakati e treçerekë analfabeti Kujtim Shala, ka harxhuar para të shtetit fukara të Kosovës për të nderuar e sajdisur Ismail Kadarenë, më të pandershmin e më të paburrin shqiptar e shkrimtar të atij e të këtij shekulli.
Ismail Kadareja ka qenë turpësisht i ngjizur me diktatorët e me dikataturat komuniste, duke u konvertuar në fund edhe në fashizëm. Me veprën e tij ai dikur i shihte të kuqe e komuniste gjithë globin– Lindjen e Perëndimin. Fashizmi i tashëm i këtij ish-pjesëtari të nomenklaturës komuniste shqiptare, racizmi, antihumanizmi e çmenduria që ai shpërndan, proklamon e propagandon, nuk njohin as shoq as të ngjashëm ndër shkrimtarë evropianë e botërorë.
E çuditshme, ndoshta edhe jo, atë dje e priti dhe me të shkëmbeu ca tërrta-vërrta e kaqapordhica edhe ish-juniori marksist-leninist, tash president i Kosovës- Hashim Thaçi, i cili, për tmerr, sikur nuk ua di kuptimin fjalëve që nxjerr nga goja e tij.
Shkrimet e Ismail Kadaresë për diktatorin Enver Hoxha, për vrasësit dhe shfarosësit në masë, për sovjetikun Josif Stalin dhe për kinezin Mao Ce Dun jo nuk nderojnë, por turpërojnë e çnderojnë çdo kulturë, çdo literaturë e çdo autor.
Vetëm mendjet e pandritura, kokat boshe të politikës e të kulturës, vetëm sado-mazohistët sundimtarë në Kosovë mund t’i bëjnë sajdi një vrasësi, një horri e një shtrigani, siç është Ismail Kadareja, vepra e të cilit është poaq e zezë siç është i zi edhe jetëshkrimi i tij.
Salih Kabashi
Shkolla Fillore “Halit Geci” në Llaushë të Skenderajt, ishte ndërtuar në vitin 2002 nga Banka Islame për Zhvillim, pasi që ajo ekzistuesja u dogj gjatë luftës në vitin 1998.
Mirëpo, si duket dikend në këtë shkollë e ka penguar ky investim i Bankës Islame, e cila ua mundësoi qindra nxënësve të marrin diturinë në kushte të përshtatshme shkollore.
Burime të Mesazhi.com nga kjo shkollë bëjnë të ditur se pllaka e investitorit që ishte e vendosur në hyrje të shkollës është larguar disa ditë më parë.
Siç shihet edhe në fotografinë e siguruar nga Mesazhi.com, aty më nuk figuron pllaka e cila tregonte investitorin e kësaj shkolle.
Sipas burimeve të portalit tonë kjo u bë për shkaqe të urrejtjes së disa zyrtarëve të lartë të kësaj shkolle, por edhe atyre komunalë ndaj myslimanëve, konkretisht botës arabe, nga vjen edhe investitori.
Kjo shkollë ishte djegë nga policia dhe ushtria serbe më 3 gusht 1998.
Pas mbarimit të luftës mësimi u mbajt në tenda dhe kontenjerë, ku numëroheshin 16 paralele me 460 nxënës dhe 25 punëtorë.
Në vitin 2002 u ndërtua shkolla e re e financuar nga Banka Islamike për Zhvillim.
Shkolla e re tani mori edhe emrin e ri, emrin e mësuesit dëshmor ”Halit Geci”.
Banka Islame për Zhvillim ka 56 vende anëtare. Qëllimi kryesor i bankës është dhënia e kredive e granteve për projekte të ndryshme, që do të sigurojnë zhvillim ekonomik dhe social.
Partia FJALA: Kujton 18 vjetorin e masakrës së Rezallës
Janë bërë 18 vite nga masakra e Rezallës, masakër kjo e bërë nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë.
Në këtë masakër janë masakruar 98 banorë të Rezallës së Skënderajit dhe fshatrave përreth dhe po ashtu janë 16 persona ende të zhdukur.
Nga kjo masakër vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë.
Ne si Parti FJALA, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare të i bëj presion Beogradit që të i dorëzoj para drejtësisë ata kriminel që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër dhe të na i kthej përsonat e zhdukur.
Partia FJALA,
Prishtinë, 05.04.2017
Me mish e me shpirt jam përpjekur të mbroj teza që trajtojnë Europën si kontinent të hapur: liberal, sekular, progresiv. Ndoshta kjo ishte dëshira e Hobbesit, Lockes, Kantit, Hegelit etj. Revolucioni politik francez( 1789) kishte ideale tjera jo të bazuara mbi doktrinën kristare por mbi racionalizmin, diversitetin kulturor etj. Nëse nisemi me logjikën e islamofobëve shqiptar të cilët dje sulmonin djemët e përfaqësueses së Kosovës pse vizituan xhaminë i bie që Bashkimi Europian përfaqëson vetem katolikët ‘jo’ edhe myslimanët, protestantët, fetë poleteiste, ateistët, agnostikët dhe jo-fetarët tjerë?
Ku është ideali i lirisë, barazisë, diversitetit kulturor e fetar, sekularizmit? Ku? Apo ndoshta elita aktuale europiane ka frikë nga forcat e djathta ekstremiste anti-sekulare dhe para zgjedhjeve luan me karta konservatore e pas zgjedhjeve me karta pseudo-liberale? Karl Popperi thotë “perëndimi perëndon nëse kemi një ide zyrtare” A është ky sinjali që paralajmëroi Popperi?
Hapja me krishterizmin dhe lëkundja e sekularizimit nënkupton që po rikthehemi tek shteti nacional, apo jo? Edgar Morin thoshte “vetem Europa mesjetare është krishtere”! Europa klerikale nuk duhet të jetë ideali ynë. Mos vallë BE-ja po i’a dërgon një mesazh Turqisë myslimane që ne jemi “Europa krishtere e bashkuar” dhe nuk jemi sekular siç paraqitemi kështu nuk ju pranojmë në BE? Me vizitën në Vatikan lëkunden vlerat e BE-së, idet iluministe. Rikthim mbrapa tek “klerikalizmi mesjetar” anti-arsyje, anti-racionalitet.
Turqia në anen tjetër po krijon një fuqi islamike në botë dhe nuk duhet t’ju besoj shumë rusëve sepse historia flet për luftëra ruso-turke. Kur e sheh krejt këtë situatë mendja të shkon tek profesori i Hadwardit Samuel Huntington ku paralajmëroi “përplasje të qytetërimëve”! Hajr.
#Rroft_ideali_i_lirisë
Sefer Zogaj

