
Izraeli njoftoi se po punonte për të parandaluar protestën pasi policia suedeze lejoi një grua rreth të 50-tave të digjte Torën përpara Ambasadës izraelite në Stokholm.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme izraelite, ministri i Jashtëm Eli Cohen ka zhvilluar telefonatë me homologun e tij suedez, Tobias Billström, për të parandaluar protestën. Gjatë bisedës, Cohen tha se akti i djegies së Torës në Suedi “mund të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve”.
Duke shprehur tronditjen e tij për njoftimin se një akt në formën e djegies së Torës do të ndodhë në Suedi, Cohen i tha homologut të tij suedez se “duhet të përfundojë kërcënimi i dëmtimit të librave të shenjtë”.
Cohen nënvizoi se presin që qeveria suedeze “të parandalojë këtë veprim që mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve”.
Televizioni shtetëror suedez SVT njoftoi se një grua rreth të 50-ave kishte marrë leje nga policia për të djegur sot Torën përpara ambasadës izraelite në Stokholm. Policia tha se në aksion përveç gruas do të merrnin pjesë edhe tre persona të tjerë.
Në Suedi, muslimani sirian Ahmed Allush mori lejen për të djegur Biblën dhe Torën përpara Ambasadës së Izraelit në Stokholm më 15 korrik, por ai nuk dogji Biblën dhe Teuratin, duke shprehur respektin e tij për librat e shenjtë.
Allush tha se këtë përpjekje e ka bërë për të tërhequr vëmendjen që asnjë libër i shenjtë të mos digjet.



