Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, pas një takimi me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, gazetarëve u tha se sistemi i përhershëm i kuotave është politikisht i vdekur
Sllovakia dëshiron që Bashkimi Evropian (BE) të heq dorë nga plani i shpërndarjes së azilkërkuesve dhe të fillojë të kërkojë zgjidhje alternative.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, të premten, pas një takimi me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, gazetarëve u tha se sistemi i përhershëm i kuotave është politikisht i vdekur.
Fico shtoi se është shumë me rëndësi që propozimet e BE-së të jenë në pajtim me qëndrimet e kryeministrave të vendeve anëtare.