Sipas listës së publikuar nga revista ndërkombëtare e sektorit të ndërtimit, ENR (Engineering News Record), për “250 ndërtuesit ndërkombëtarë më të mëdhenj të botës”, kontraktorët turq i kanë rritur të ardhurat në 29 miliardë dollarë.
Revista ndërkombëtare e sektorit të ndërtimit, ENR (Engineering News Record), ka publikuar listën vjetore të “250 kontraktorëve ndërkombëtarë më të mëdhenj të botës”. Kompanitë turke janë renditur sërish në vendin e dytë të kësaj liste.
Nga Turqia në këtë listë bëjnë pjesë 43 kompani ndërtimi. Firmat turke të ndërtimit pavarësisht problemeve në tregjet e Libisë dhe Irakut dhe stanjacionit në Rusi kanë arritur ti shtojnë të ardhurat e tyre me 43% duke i çuar ato në nivelin e 29 miliardë dollarëve.


e në 1995 Sami Karriqi, në emër të kësaj sindikate bën aktin e shitjes të Kampit të Pionierëve pronarit “Tropikal”, thua se kjo pronë ishte e sindikatës. Kështu, në rregjistrin hipotekor më numër 6089 datë 21.02.1995, Kampi i Pionierëve në Durrës kalon në pronësi të shoqërisë “Tropikal” dhe se origjina e rregjistrimit të pasurisë së patundshme këtu figuron numri I hipotekës 4751, të datës 18.05.1994, domethënë kur sindikata ka hipotekuar nga shteti si pasuri të saj Kampin e Pionierëve të dhënë në përdorim. Askush, deri më sot, nuk ka hetuar mashtrimet e falcifikimet sesi është hipotekuar si pronë e patundshme e Sindikatës të Gëzim Kalasë e Sami Karriqit, prona që iu dha në përdorim nga shteti me vendim presidencial në 1992. Ndoshta korrupsioni ka lyer të gjitha ingranazhet e shtetit, që tjetërsimi i pronave me mashtrime e falcifikime të mos hetohet kurrë.


