Dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

shqiptar-605x370Pothuajse është e pamundur që të kalojë një javë në futbollin zviceran dhe mos të jetë së paku një futbollist shqiptarë në formacionin e javës.

Edhe këtë javë në formacionin më të mirë sipas të përditshmes zvicerane ‘Blick.ch’, ndodhen dy futbollistë shqiptarë.

Që të dy janë në mesin e fushës, ndërsa ata janë Burim Kukeli që shënoi gol në fitoren e Zurichut 4-0 ndaj St Gallenit dhe Jahmir Hyka që shkëlqeu ndaj Vaduzit në fitoren e Luzernit 5-1.

Hyka fillimisht fitoi penallti, ndërsa shënoi edhe golin e pestë në këtë takim.

Shekulli Agency