Milan, kush ikën e kush qëndron?

Donnaruma-35222Në pritje për të mësuar se cili do të jetë fati i trajnerit Sinisa Mihajlovic, Milani përgatit strategjinë e merkatos për sezonin e ardhshëm duke ndarë “shapin nga sheqeri”, për të përcaktuar se cilët do të jenë lojtarët që do të qëndrojnë dhe kush do të largohet. Sic bën të ditur “Corriere Dello Sport”, mes atyre që janë të sigurt se do të qëndrojnë figurojnë portieri i ri Donnaruma, fenomeni i ri të cilit do t’i propozohet një rinovim i kontratës të paktën deri në vitin 2020. Përvec tij, te Milani e kanë vendin të sigurt dhe Antonelli, natyrisht Bacca, Bonaventura dhe Romagnoli si dhe Abate. Mario Balotelli duket i destinuar që të kthehet te Liverpooli në fund të huazimit, sulmuesi italian për të siguruar qëndrimin i duhet të shënojë 10 gola në 10 ndeshjet e fundit, mision i pamundur po të marrësh në konsideratë formën e shfaqur prej tij.

Ata që do të largohen janë Diego Lopez, Mexes dhe Kevin Prince Boateng. Të tjerët janë në fije të perit, duke filluar nga Luiz Adriano që në Janar refuzoi ofertën e kinezëve të Jiangsu, Niang i cili është jashtë fushe për dy muaj për shkak të aksidentit rrugor në të cilin u përfshi. Montolivio, situata e të cilit mbetet për t’u përcaktuar. De Sciglio pritet t’i shitet blerësit më të mirë, ndërsa 25-vjecari Antonio Donnaruma, i cili është rritur në ekipet e Milanit nga 2005 deri në 2010 dghe aktualisht është te Genoa mund të rikthehet në Milanello për të bërë rezervën e të vëllait më të ri.

Shekulli Agency