Gianni Infantino është zgjedhur presidenti i ri i FIFA-s në Kongresin e jashtëzakonshëm te institucionit më të lartë të futbollit në botë.
Sekretari i Pergjithshëm i UEFA-s fitoi ne raundin e dyte duke mposhtur Sheikh Salmanin Princin Ali dhe Jerome Champagne.
Infantino fitoi në raundin e dytë me 115 vota nga 104 që mjaftonin për president të ri. Ai do të pasojë në krye të FIFA-s ish presidentin Blatter ndërsa do të drejtojë këtë institucion deri në vitin 2019.
Në të kaluarën Infantino ka qenë sekretar i pergjithshëm i UEFA-s që nga viti 2009.