Berlusconi: Balotelli? çdo gjë varet nga ai

berluscon-366758Edhe pas 30 vitesh nuk e ka humbur aspak pasionin për klubin kuqezi. Presidenti Silvio Berlusconi shprehet se kur flitet për  Milanin, për të është gjithnjë një cështje zemre edhe pse në skuadrën nga Milano aktualisht problemet nuk mungojnë.  Sidoqoftë Presidenti Berlusconi shprehet se nga problemet që po kalon skuadra e tij ai qe nuk duhet të shpërnqëndrohet është pikërisht Mario Ballotelli, duke lënë të kutpohet qartazi se dëshiron që sulmuesi 25-vjecar të vijojë të mbajë veshur fanellën e kuqezinjve.

 “Në të vërtetë gjithçka varet nga ai, nga maturia që do të dijë të tregojë në fushë por dhe jashtë saj. Nëse do të dijë ti realizojë këto pritshmëri tonat atëherë si unë ashtu edhe trajneri do të ishim të lumtur të vazhdonim ta kishim mes nesh edhe duke bërë një sforco ekonomike”

Berlusconi i cili shtoi se qualiteti teknik dhe fizik i Balotellit është i jashtëzakonshëm ndaj nëse ky i fundit do të japë më të mirën e tij atëherë ekipi nga San Siro do të nëshkruajë për ta blere perfundimisht lojtarin qe aktualisht është i huazuar nga Liverpooli.

Milani po ruan një seri pozitive rezultatesh me 10 ndeshje pa asnjë humbje në të gjitha kompeticionet. Objektivat e Berlusconit janë për kualfikimin në Champions League dhe suksesin në Kupën e Italisë.

 “Në këtë sezon na kanë ndejkur shumë dëmtimet, por fatmirëisht tanimë kemi lojtarë të rëndësishëm që kthehen me formë optimale për të dhënë kontributin e tyre. Jeremy Menez, Balotelli dhe Kevin-Prince Boateng janë tre kampionë tek të cilët mIlani tani mund të mbështetet sërish”  

Shekulli Agency