Champions League/ Man City një hap larg çerekfinales, Atl Madrid ndalet në barazim

champions-leagueManchester City hedh një hap drejt cerekfinaleve të Champions League në Kiev ku fitoi 1-3 ndaj Dinamos duke ndërprërë kështu serinë prej 9 ndeshjeve pa humbje të ukrainasve në kompeticionet e Uefa-s. Në stadiumin Olimpik të Kievit Sergio Agueros ju deshën vetëm 15 minuta për të sigluar golin e avantazhit duke përfituar nga hapësira e bollshme që i kishte lejuar mbrojtja vendasve. Citizens dyfishuan avantazhin në minutën e 40 kur Sergio Aguerro mbajti skuadrën para në pritje të Rahhem Sterling, krosimi i të cilit e bëri të lehtë për David Silvën që të conte në rrjetë topin e 2-0. Gjithsesi ekipi i Sergiy Rebrov mbetet në lojë falë golit të Buyalskiu që shpërbleu presingun e Dinamos duke i lejuar ukrainasve të shpresojnë për takimin e kthimit, por gjithsesi ishte Yaya Toure ai që vuri një “hipotekë” mbi kualifikimin e skuadrës angleze duke shënuar golin e 1-3 pasi kishte përfunduar koha e rregullt.

Pak emocione dhe asnjë gol në ndeshjen tjetër të mbrëmjes mes PS Veindhoven dhe Atletikos së Madridit me skuadrën e Simeones që shtyn në këtë mënyrë cështjen e kualifikimit për në Vicente Kalderon edhe pse skuadra e Philip Cocu luajti mbi 20 minuta me 10 lojtarë pasi në të 68-ën Gaston pereiro mori kartonin e dytë të verdhë duke i lënë holandezët në inferioritet numerik i cili gjithsesi nuk u shfrytëzua dot nga skuadra e Simeones me ndeshjen që u mbyll në barazim 0-0.

Shekulli Agency