Benzema rrezikon kombëtaren

Karim-BenzemaKarim Benzema rrezikon Kombëtaren Franceze. Sulmuesi i Realit të Madridit vazhdon të jetë nën hetim nga prokuroria për cështjen e video skandalit, ndaj bashkombasit të tij Valbuena. Përvec problemeve me autoritetet e drejtësisë sulmuesi rrezikon  Kombëtaren e gjelave. Momentalisht, trajneri, Didier Dechamps duket nuk ka ndërmend ta grumbullojë sulmuesin për kampionatin Europian “Francë 2016”.

“Nuk e di se si do të përfundojë cështja e Benzema. Une do të jem në pritje të vendimit që do të japë gjykata dhe kur gjithcka të ketë marrë fund, atëherë unë do të marr një vendim”.

Dechamps ndodhet në presion të madh pasi do ti duhet të bëjë gati listën e lojtarëve që do grumbullojë për miqësoret që do te luajnë më 25 dhe 29 Mars kundër Hollandës dhe Rumanisë dhe cështja e Bezema e ka vënë në dilemë.

Në terma sportiv kam dashur gjithmonë që të kem një skuadër të jashtzakonshme me lojtarë të jashtzkonshëm. Unë do mundohem të bëj më të mirën për ekipin”.

Nisur nga rrethanat Benzema rrezikon seriozisht një vënd për në France 2016. Sulmuesi akuzohet për bashkpunim me bandat kriminale si dhe për shantazh ndaj Valbuena. Nëse 29-vjecari shpallet i fajshëm atëherë ai rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg.

Shekulli Agency