De Biasi: Shqipëria miqësore me Gjermaninë para Euro 2016/ FSHF hesht

de-biasi-16477543Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Gjermaninë para Europianit “Francë 2016”. Kjo deklaratë e bujshme është dhënë nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili gjatë një interviste për “Nuova Venezia” ka pohuar se, sfida ndaj kampionëve të botës do të jetë një test i vërtetë për ne, përpara fazës finale të këtij aktiviteti.

Ky lajm del nga goja e trajnerit të Kombëtares shqiptare dhe publikohet në mediat italiane, ndërkohë që nga Federata Shqiptare e Futbollit askush nuk thotë asgjë për këtë miqësore luksi. Por, pak kohë më parë, mediat turke publikuan një deklaratë të trajnerit Fatih Terim, ku lajmëronte se për shkak të përfitimeve të mëdha nga të drejtat televizive, kombëtaret e Gjermanisë, Italisë, Francës, Anglisë, Holandës dhe Spanjës kanë vendosur të zhvillojnë vetëm me njëra-tjetrën ndeshje miqësore.

Shekulli Agency