Alonso: Më mungon Real Madridi

111-Xabi-AlonsoXabi Alonso ka treguar edhe njëherë dashurin që ka për Real Madridin
Mesfushori spanjoll, Xabi Alonso, i cili u largua nga Real Madridi në verën e vitit 2014, ka zbuluar se i mungon ende klubi nga kryeqyteti spanjoll.

Edhe pse tashmë kanë kaluar pothuajse 1 vjet e gjysmë jashtë Spanjës, Xabi Alonso vazhdon të jetë njëri ndër ikonat më të mira të modës në Spanjë dhe në revistën ‘GQ’ ku ka realizuar edhe një intervistë.

Alonso ka thënë se i mungon edhe më tej Real Madridi, teksa beson se skuadra e Zinedine Zidane do të luftojë fuqishëm për një titull këtë edicion.

“Natyrisht qe me mungon shumë Real Madridi. Kalova atje 5 vite të shkëlqyeshme, u ndjeve i vlerësuar dhe i respektuar. Është një klub shumë i rëndësishëm për mua”, ka thënë Alonso.

I pyetur se si çfarë mendon për Real Madridin e Zinedine Zidane, ai është [përgjigjur: “Është një super skuadër, ka super futbollistë në çdo pjesë të fushës. Edhe përkundër se nuk e kanë nisur mirë sezonin, jam i bindur se në fund do të jenë duke luftuar për çdo gjë. Benitez është një trajner metodik, punëtor dhe analist. Tjetër gjë është ajo që nuk ka arritur t’i jep një shtysë skuadrës. Jam i sigurt se Zidane do të ketë sukses në Madrid”, tha mes tjerash Alonso.

Shekulli Agency