Guardiola: Më vjen keq për presionin ndaj kolegëve në Angli

guardiola-453322Vendimi për t’u larguar nga Bayerni i Mynihut dhe për më tepër deklarata e Pep Guadiolës, i cili është shprehur se do të dëshironte të drejtonte një klub anglez, ka lëkundur disa prej pankinave më restigjoze të Premier League. Chelsea dhe dy skuadrat e Manchesterit janë vënë në garë për të bindur trajnerin katalanas duke ushtruar një presion të madh ndaj trajnerëve aktualë. Si një profesionist i vërtetë, Guardiola e pranon publikisht se qëndrimi i tij i ka dëmtuar kolegët në këto tre pankina pasi ata nuk mund të punojnë të qetë.

“Më vjen shumë keq. Normalisht gjatë karrierës time si lojtar dhe trajner i kam respektuar kolegët prandaj kërkoj falje sepse nuk ishte ky qëllimi im”.

44-vjeçari nuk pranon të flasë për skuadrën që dëshiron të drejtojë në Premier League derisa të hedhë firmën në kontratë dhe kjo do të ndodhë në fund të sezonit kur ai të largohet zyrtarisht nga Bayerni.

Nuk kam diskutuar me lojtarët për largimin tim edhe pse ata janë në dijeni të vendimit. Do ta bëj të ditur destinacionin e ardhshëm vetëm kur të kem formosur kontratën e re”.

Me një karrierë të pasur si trajner te Barcelona dhe Bayerni, Guardiola e pranon se fakti që njerëzit e gjykojnë më shumë për sukseset e arritura dhe jo për filozofinë e lojës, e shqetëson.

“Më pëlqen që të mbahem mend për stilin e lojës që skuadrat e mija aplikojnë dhe jo për trofetë e fituar. Në fund të fundit, titujt nuk vlejnë asgjë sepse numrat dhe statistikat janë të mërzitshëm. Kur fiton 4 apo 5 tifozët shkojnë në shtëpi të lumtur dhe kjo është dhurata më e madhe që mund t’u bëjmë”.  

Shekulli Agency