Shefat Isufi më 29 dhjetorë bokson për titullin IBF, kundër serbit Sllavisha Simonoviq

ShefatIsufi.jpg-333Bokseri me famë nga Tërnoci Shefat Isufi në fund të 2015-ës do të ngjitet në ring kundër serbit Sllavisha Simonoviq, ku do të boksojë për titullin IBF të Eurpoës. Isufi këtë lajm e ka bërë publik për adhuruesit nëpërmjet facebook.

Në profilin e tij Isufi ka shkruar:

Përshëndetje dashamirë të boksit… Desha t’ju njoftojë se më datën 29.12.2015 prap do të ngjitem në ring ku do të luftoj për titullin IBF të Europës kundër bokserit sërb Slaviša Simonović. Ndeshja do të zhvillohet në Regensburg të Gjermanisë. Për rezervimin e kartave (biletave) mund të kontaktoni në këtë numër: +49 176 61300134. Përkrahja juaj gjithmonë më bënë edhe më të fortë dhe shpresoj t’ju sjell vetëm fitore…

Shekulli Agency

Shekulli Agency